Art&Argëtim

“Duke bërë filma dhe fëmijë”, Arbana Osmani nuk i ndahet Eduartit, ndan momentin më të bukur nga puna me partnerin

20 Shtator 2020, 09:17 Nga DOSJA
“Duke bërë filma dhe fëmijë”, Arbana Osmani nuk

THETH– Moderatorja Arbana Osmani ka shoqëruar së fundmi partnerin e saj, Eduart Grishajn në projektet e tij kinematografike.

Eduarti ka ndarë në “Instagram” momente të ndryshme nga puna e tij, ndërkohë që nuk ka harruar as të kujdeset për Arbanën. Moderatorja ka postuar një çast intim me partnerin e saj dhe e ka shoqëruar me një shprehje që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Ajo shihet duke përqafuar Eduartin, ndërsa ai i dhuron një puthje në ballë.

Duke bërë filma dhe fëmijë. Gjatë xhirimeve të ‘Sofia’ film i drejtuar nga artisti im i preferuar Eduart Grishaj. I uroj atij dhe të gjithë skuadrës shumë fat”, ka shkruar Arbana krah fotos ku në sy bie barku i rrumbullakosur.

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Moderatorja ka marrë me vete në këtë udhëtim djalin e saj Jon, të cilin nuk e lë asnjëherë vetëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani eduart grishaj arbana osmani eduart grishaj

Sondazh

Poll