Art&Argëtim

Arilena?! VENDIMI i papritur thyen heshtjen: Ja kush do na përfaqësojë në Eurovision 2021

19 Shtator 2020, 11:18 Nga DOSJA
Arilena?! VENDIMI i papritur thyen heshtjen: Ja kush do na

SHQIPËRI- Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) së fundmi ka konfirmuar për ESCTday se kush do të marrë pjesë këtë vit në garën e Eurovision Song Contest 2021, i cili do të mbahet në Hollandë.

Sipas RTSH, Shqipëria këtë vit nuk do të përfaqësohet nga Arilena Ara e cila u shpall fituese më Festivalin e Këngës së edicionit të kaluar, por vendi ynë do të përfaqësohet nga fituesi/ja e këtij viti.

 

Mësohet po ashtu se Festivali i Këngës do të mbahet në dhjetor, ndërkohë që datat ende nuk janë bërë të ditura. Përgatitjet e edicionit për Festivalin e 59 të Këngës e edicionit nisën në fillim të korrikut dhe lajmin për këtë e bëri vet RTSH.

 “Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues. Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival,”- u shkrua në njoftim. Po ashtu në njoftim garuesit duhet të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eurovision 2021 eurovision 2021

Sondazh

Poll