Art&Argëtim

U tha se ishte shtatzënë për herë të dytë/ Bieta Sulo tregon sesi qëndron e vërteta: Është e thjeshtë, pres të bëhe

19 Shtator 2020, 11:11 Nga DOSJA
U tha se ishte shtatzënë për herë të dytë/ Bieta

TIRANË- Një postim i Bieta Sulos në rrjetet sociale, ku u shfaq me tullumbace në dorë ngriti dyshimet se ajo mund të ishte sërish shtatzënë. Menjëherë fansat e saj në rrjetet sociale filluan ta uronin moderatoren dhe të gjithë menduan se ishte në pritje të një vajze.

Por, pas gjithë atyre komenteve ka reaguar edhe vetë moderatorja. Ajo ka shpjeguar se tullumbacja që mbajti në dorë dha mesazhin e një shtatzënie, pasi së shpejti do bëhet teze.

“Mirëmëngjes me një foto pa tullumbace, se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë: Ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… po gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë, edhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, shkruan moderatorja.

Më herët moderatorja   shprehur disa herë dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë. Në janar të këtij viti ajo tha gjatë emisionit të saj: “U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bieta sulo bieta sulo

Sondazh

Poll