Aktualitet

Një vit më parë plagosi 3 persona në Elbasan, arrestohet 43-vjeçari, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në ngjarje të tjera kriminale (EMRI)

FOTO
Arrestohet Gentian Mino, 43-vjeç, i cili akuzohet se ka plagosur 3 persona. Po kështu Mino dyshohet se është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan.
Featured image of article: Një vit më parë plagosi 3 persona në Elbasan, arrestohet 43-vjeçari, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në ngjarje të tjera kriminale (EMRI) Gentian Mino

ELBASAN- Policia ka arrestuar 43-vjeçarin Gentian Mino, pasi më 2 gusht të 2019 në Elbasan ka plagosur me armë dy persona dhe me sende të forta një të tretë. Ndërkohë dyshohet se Mino është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan, por policia nuk i specifikon ato.

Për 43-vjeçarin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. 

Gentian Mino

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Polciisë Elbasan në bashkëpunim me Njësinë speciale të Kërkimit “Fast”. Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, nga specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni Kundër Personit në DVP Elbasan në bashkëpunim me forcën e Posaçme “FAST” në DPPSH, në kuadrë të operacionit policr të koduar “Zaranika” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

G.M., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Po nga verprimet hetimore të kryera dyhsohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbarhdjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht të vitit 2019 në lokalin “C’est La Vie” pranë Pallatit të Sportit në Elbasan.  Të plagosur me armë zjarri në këmbë mbetën Mihal Kocashi dhe Astrit Cërriku, pronari i barit,  ndërsa Fezi Ago mori plagë të lehta në sy si pasojë e goditjes me qytën e armës. Dyshohet se sherri ndodhi për shkak të borxheve të pashlyera.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment