Politike

“Me gjoks flakën ja shuajmë topit. Jemi gjaku Kastriotit!”/ Meta mesazh nga Dibra: Besa – besë, nihet zani, zot t`i dal

19 Shtator 2020, 10:49 Nga DOSJA
“Me gjoks flakën ja shuajmë topit. Jemi gjaku

DIBËR- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ditën e sotme ka ka vizituar Zall Dardhën në Dibër, ku dhe ka kujtuar edhe këngën e Qerim Sulës të cilën ja kishte kushtuar këtij fshati. Në postimin që ka bërë në rrjete sociale Mata ka shpërndarë disa foto ku tregohet se si është mirëpritur nga banorët, sakaq krahas fotove ka shkruar se kjo trevë ka qenë gjithmonë djepi i luftërave patriotike për liri. Ndër të tjera thotë se tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.

POSTIMI I METËS

I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:

“Me gjoks flakën ja shuajmë topit. Jemi gjaku Kastriotit!”
Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.
Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti. Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.
“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”??

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike diber ilir meta diber ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 20:30

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është mbrëmjen e sotme e ftuar në “Zonë e Lirë”. Teksa ka qenë në studio, Spi...