Aktualitet

Emrat e 20 aplikantëve për KQZ të re, mes tyre ish-kryeprokurori Sallaku

16 Shtator 2020, 14:10 Nga DOSJA
Emrat e 20 aplikantëve për KQZ të re, mes tyre ish-kryeprokurori

TIRANË– Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati përfundimtar i dorëzimit të dosjeve për organet e reja të KQZ, gazetari Top Channel Muhamed Veliu  ka mësuar emrat e  20 aplikantëve  që aspirojnë të zënë vendet vakante .Kuvendi Shqipërisë që ka hapur këtë proces shpreson që numri aplikantëve të rritet deri më 18 Shtator afati i fundit për dorëzimin e dosjeve.

Lista e 20 aplikantëve të deritanishëm dominohet nga ata me profesion jurist. Ndër emrat surprizë që kanë kandidojnë,  është ai i ish kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sallaku, i cili këto vite ka punuar si avokat dhe është antarë i  asamblesë kombëtare të PS.

Sollaku është kandidati më potencial dhe i preferuari socialistëve për të drejtuar KQZ-n e re.Për të qenë pjesë e KQZ së re kanë dorëzuar dosjet ish kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi dhe ish anëtari  KQZ Hysen Osmanaj. Ledio Braho me profesion avokat,  aktiv me daljet e tij në media për çështjet e drejtësisë aspiron të ulet edhe ai  në KQZ-s e re.

Këshilltarja politike e  Grupit Parlamentar Socialist Odeta Berberi dhe ai i çështjeve ligjore Arenc Cela janë bërë pjesë e garës për në KQZ. Naim Mecalla është një tjetër aplikant mban postin e dekanit të fakultetit të drejtësisë në një universitet privat.

Emrat e 20 aplikantëve për organet e reja të  KQZ

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emrat per kqz e re kqz e re emrat per kqz e re kqz e re

Sondazh

Poll