Aktualitet

Zjarr tek pazari i komunitetit rom në Shkodër, digjen 4 baraka, banorët: Ku do rrimë tani

16 Shtator 2020, 13:25 Nga DOSJA
Zjarr tek pazari i komunitetit rom në Shkodër, digjen 4 baraka,

SHKODËR– Katër barake brenda të cilave jetonin anëtarë të komunitetit rom janë shkrumbuar. Zjarri ka rënë mesditën e sotme në Shkodër, pranë pazarit të komunitetit rom, ku jeton edhe një pjesë e madhe e tyre.

Siç shihet edhe në foto, zjarri ka shkrumbuar baraket që shërbenin si banesa për anëtarë të komunitetit rom.

Nga ngjarja në fjalë nuk ka pasur dëme në njerëz, por banirët shprehen se tashmë nuk kanë ku të flenë. “Na dogji zjarri shtëpitë bashkë me mallin që kishim brenda. Ku të flemë tani,”– shprehen ata për mediat.

Ndërkohë, zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll flakët, por shkaqet nuk dihen ende.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen baraket ne shkoder shkoder zjarr ne shkoder digjen baraket ne shkoder shkoder zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll