Aktualitet

343 viktima/ Ndërrojnë jetë tre persona dhe infektohe 144 të tjerë me Covid-19 në Shqipëri, 6 pacientë janë të intubua

16 Shtator 2020, 14:03 Nga DOSJA
343 viktima/ Ndërrojnë jetë tre persona dhe infektohe 144 të

SHQIPËRI– 343 viktima, 4740 të infektuar aktivë dhe 6733 persona të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19. Një 57-vjeçar nga Lushnja, një 74-vjeçar dhe një 83-vjeçar nga Tirana kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 343.

Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19. Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave anti-COVID për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2. Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale                   76400

Raste pozitive                    11816

Raste të shëruara             6733

Raste Aktive                        4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2372

Durrës                    526

Shkodër                 365

Lezhë                     274

Elbasan                  262

Korçë                     214

Fier                        212

Vlorë                     181

Kukës                    140

Berat                     93

Dibër                     51

Gjirokastër           50

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll