Ekonomi

Protesta e banorëve në Fier, ARRSH: Nënkalimi është ndërtuar, e përdorin 10 familje

6 Prill 2019, 17:40 Nga DOSJA
Protesta e banorëve në Fier, ARRSH: Nënkalimi është

TIRANË- Pas protestës së 35 familjeve në Fier, të cilat deklarojnë se janë izoluluar nga punimet që po bëhen për By Passin, ka reaguar dhe ARRSH. Në një njoftim për mëdiat, ARRSH bën me dije se për familjen është ndërtuar nënkalimi sipas projektit.

“Aktualisht ndërtimi i Bypass-it Fier ndërpret vetëm njërën nga daljet në rrugën kombëtare, ndërkohë që dalja tjetër është funksionale”, shtohet më tej.

NJOFTIMI I PLOTË

Lidhur me problematikën e ngritur sot në media, ku u pasqyrua se në lagjen Mbrostar-Ura disa banorë ishin izoluar nga ndërtimi i Bypass Fier, i bëjmë me dije të gjithë të interesuarit, se: pranë Km.1 të këtij projekti, dhe pikërisht në Lagjen Mbrostar, nënkalimi tashmë i ndërtuar sipas projektit të miratuar, është funksional dhe në përdorim të banorëve (jo më shumë se 10 banesa), të cilët më parë kanë pasur akses në dy dalje në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier nëpërmjet rrugës së shrtruar me çakëll.

Aktualisht ndërtimi i Bypass-it Fier ndërpret vetëm njërën nga daljet në rrugën kombëtare, ndërkohë që dalja tjetër është funksionale.

ARRSH dhe kontraktorët janë duke studiuar mundësinë për të bërë edhe një rakordim në pjesën që është ndërprerë nga projekti, por për shkak të kthesës dhe diferencës në nivel të rrugës nuk garantohet siguria maksimale për mjetet.

Dëshirojmë të ritheksojme se, aktualisht të gjithë banorët kanë akses në rrugën kombëtare dhe askush nuk është i izoluar.

Banorët gjatë protestës kanë paralajmëruar përshkallëzim të saj, nëse nuk merren masa nga ana e qeverisë për të gjetur një zgjidhje për këto familje që mbeten të izoluara nga ndërtimi i By Passit në Fier. (Lexo këtu)  Ata kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi. Ndërkohë më herët IKMT prishi edhe 5 objekte në kuadër të ndërtimit të Bypassit të Fierit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale by pass i fierit familjet e bllokuara ndertimi i nenkalimit protesta në fier by pass i fierit familjet e bllokuara ndertimi i nenkalimit protesta në fier

Sondazh

Poll