Art&Argëtim

U mbyt në liqen për të shpëtuar djalin e saj/ Zbardhen detajet nga momentet e fundit të jetës së aktores Naya Rivera

13 Shtator 2020, 09:20 Nga DOSJA
U mbyt në liqen për të shpëtuar djalin e saj/ Zbardhen

SHBA– Aktorja Naya Rivera e cila humbi jetën muaj më parë në liqenin Piru, bëri bujë të madhe në media. Pavarësisht famës së saj, rrethanat e vdekjes trishtuan shumë njerëz pasi ajo shpëtoi djalin e saj.

Dy muaj pas vdekjes, mësohet se Rivera thirri për ndihmë para se të mbytej aksidentalisht ndërsa po lundronte me djalin e saj.

Ajo e ndihmoi djalin të hipte në varkë dhe më pas dëgjoi (nënën e tij) të bërtiste “ndihmë” duke ngritur dorën lart.”- thuhet në raport.

Rivera dhe djali i saj morën me qira një varkë me 8 Korrik, aty ku 4-vjeçari u gjet pak orë më vonë i vetëm në varkë, ndërsa trupi i aktores u gjet gati një javë më vonë. Raporti zyrtar i autopsisë tregon se Rivera “konsiderohej të ishte një notare e mirë”.

Sipas një punonjësi që i dha me qira varkën, 33-vjeçarja kishte refuzuar një jelek shpëtimi, por gjithsesi ai e vendosi atë në varkë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktore autopsia naya rivera aktore autopsia naya rivera

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Shtator 2020, 12:00

AUSTRALI- Renee Gracie ishte garuese makinash në “V8 Supercars”, por iu desh të hiqte dorë nga garat.25-vjeçare tregon se në garat me makina kishte shumë...