Art&Argëtim

“Këtu sillja lopët dhe i ruaja”, Emina Cunmulaj rikujton kohën e fëmijërisë në atdhe: S’ka si vendi yt

13 Shtator 2020, 07:03 Nga DOSJA
“Këtu sillja lopët dhe i ruaja”, Emina Cunmulaj rikujton

MAL I ZI- Emina Cunmulaj është modelja shqiptare që pavarësisht se ka një jetë që të gjithë ëndërrojmë në Amerikë, nuk harron se ku është lindur dhe rritur. Këtë e vërtetojnë dhe veprat e saj, i fundit ishte rasti i zgjedhjeve në Mal të Zi, për të cilin Emina fluturoi 12 orë vetëm të votonte.

Ajo ndodhet sërish në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Emina pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht dhe ku shkruan se kjo është toka e saj e aty u rrit.

Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”– shkroi modelja krahas fotos.

Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”– shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.

Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz atdhe emina cunmulaj mal i zi modele atdhe emina cunmulaj mal i zi modele

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Shtator 2020, 12:00

AUSTRALI- Renee Gracie ishte garuese makinash në “V8 Supercars”, por iu desh të hiqte dorë nga garat.25-vjeçare tregon se në garat me makina kishte shumë...

Art&Argëtim 12 Shtator 2020, 07:23

TIRANË– Gazeta pro komuniste “L’Humanité” ka botuar, të shtunën e 21 tetorit 1950, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me letrën e Enver Hoxhës dërguar krye...