Editorial

SHËNIM: Ministrat dezertorë si strategji e Ramës. Ku çalon skema?

12 Shtator 2020, 11:31 Nga DOSJA
SHËNIM: Ministrat dezertorë si strategji e Ramës. Ku çalon

TIRANË- Prej muajsh tashmë qarkullojnë në mediat dhe gazetarët më pranë maxhorancës emra dhe propozime për shkarkime dhe emërime nga kabineti qeveritar. Me argumente nga më të ndryshmet, i propozohen publikisht Ramës, edhe pse autorët e kanë mundësinë t’ja propozojnë privatisht. Është e qartë që kanë zgjedhur t’i bëjnë publike sugjerimet, pasi kanë marrë lejen privatisht.

Megjithëse Rama e mohoi mundësinë e ndryshimeve në një intervistë me Met Veliun në Top Channel, shtyrja e Asamblesë së partisë i riktheu dyshimet që u përforcuan kur një media online shumë afër Kryeministrisë, kishte bërë gati listën e largimeve dhe emërimeve.

Një diskutim që opozita e sheh si një kurth të maxhorancës për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që dalin nga 2 e nga 3 cdo ditë, që gazetarët me përvojë e shohin si spekulim të panevojshëm, por që duket më shumë se kaq.

Është e vërtetë që ndryshimet në qeveri, në pamje të parë nuk kanë asnjë vlerë. Vetëm 7 muaj deri në zgjedhje, kushdo ministër që do hyjë në zyrë, nuk do ketë kohë as të mësojë emrat e bashkëpunëtorëve, jo më të ndryshojë cfarë është bërë keq. Gjithashtu, ministrat nuk kanë në fakt asnjë kompetencë, nuk përcaktojnë asnjë politikë. Ata janë thjesht zbatues urdhrash që vijnë nga Kryeministri ose zyrat e tjera në Kryeministri. Në këtë kontekst, ndryshimet, edhe sikur të ndodhin, janë vetëm kuriozitet për emrat që do apo nuk do Edi Rama në krah gjatë zgjedhjeve.

Prapë ka më shumë për të kuptuar në këtë rrëmujë emrash që shkarkohen dhe emërohen në media. Në asnjë variant nuk del një emër i pakompromentuar. Ikën Besa Shahini dhe kthehet Lindita Nikolla, ikën Manastirliu dhe kthehet Beqja, Lleshaj ndërrohet me Xhaçkën.

Emrat kanë shteruar, Rilindja nuk po vuan më vetëm për ide, nuk po vuan më vetëm për imazh apo perceptim. Nuk ka më njerëz. Eshtë një kostum i grisur që nuk arnohet dot se edhe arnat janë të grisura.

Përtej makinave të shtrenjta, pasurive të pafundme të një korrupsioni galopant që u tall me njerëzit dhe me ligjin, është një kostum politik i konsumuar aq keq sa nuk mund ta fshehë lakuriqësinë e mbretit që mban kurorën e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, dhuruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nuk kanë ç’të sjellin ndryshimet, nuk kanë ç’të sjellin ministrat e shkarkuar 3 vjet më parë. E vetmja arsye është që të mund të shkarkojnë zemërimin e njerëzve në emrat më të diskredituar.

Për këtë ka menduar propaganda e Ramës duke u kërkuar që të deklarojnë një nga një se nuk do të jenë më në detyrë. Ai nuk ka më as fuqinë t’i shkarkojë. Ata vetëdeklarohen, që fushata ta gjejë Ramën, pa peshat e tyre mbi supe, pa detyrimin për të deklaruar se fajin e kanë ata dhe se nuk do t’i ketë më në qeveri.

Ata ikin duke u munduar të marrin peshën e rëndë të dështimit të qeverisjes, për ta nxjerrë Edi Ramën të pafajshëm, sikur të ketë qenë në opozitë, i pafuqishëm përballë një grupi të paaftë, të cilin më në fund po e largon.

Ideja çalon vetëm në një pikë, tek Edi Rama. Duke dashur të ketë kontroll absolut mbi ekzekutivin dhe më pas mbi gjithë pushtetet e tjera, duke e pushtuar Shtetin me pushtetin e tij absolut, nuk mund të identifikojë dështimin me askënd tjetër përveç Kryeministrit që kontrollon çdo ministri, Parlamentin, gjykatat, prokurorinë dhe mediat. Dezertimi gjeneralit të degraduar nuk ka asnjë vlerë, ashtu si riatdhesimi i ministres që u vetëdeklarua emigrante në fund të mandatit. Me 3-4 vite në pushtet, dëmi i tyre nuk mund të krahasohet me 22 vitet e pushtetit absolut të Edi Ramës.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama ndryshimet në qeverinë rama edi rama ndryshimet në qeverinë rama

Sondazh

Poll

Editorial 7 Shtator 2020, 12:25

Dy marioneta në fushatën e Trump

Që kur në skenën diplomatike të Ballkanit ka hyrë një diplomat kaubojs si Riçard Grenell, opinioni Shqiptar është ndarë më dysh.Nga njëra anë u renditën ...

Editorial 5 Shtator 2020, 16:35

Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

Nuk harrohen replikat e shkëmbyera midis Rexhep Tajip Erdoganit, asokohe kryeministër i Turqisë, dhe presidentit izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Bot...

Editorial 5 Shtator 2020, 10:41

Një ngjarje që u harrua, ndodhi dje në Washington

Në Washington, në ditën e katërt të shtatorit të vitit 2020, nga ekranet televizive dilte pamja e zyrës ovale të presidentit të SHBA-së. Në tavolinën e tij isht...

Editorial 4 Shtator 2020, 20:10

Marrëveshjet vazhdojnë…Kosova humbet

Marrëveshjet vazhdojnë…– Avdullah Hoti sot ka pranuar, që hatri i serbëve, shqiptarët të mos lobojnë më për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është turp për ...