Editorial

Helmimi i Navalny, Trump nuk nxitohet: S’ka prova që e ka bërë Rusia, por do zemërohesha shumë nëse…

5 Shtator 2020, 09:04 Nga DOSJA
Helmimi i Navalny, Trump nuk nxitohet: S’ka prova që e ka

SHBA– Presidenti Donald Trump është shprehur i rezervuar kur ka folur për helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Trump tha se dëshioronte që të shihte fakte që Rusia fshihej pa sulmit duke evidentuar se kishte një marrëdhënie të mirë me homologun, Vladimir Putin.

“Ne nuk kemi parë ende prova. Kur t’i kemi do t’i shqyrtojmë dhe do ta marrim rastin shumë seriozisht. Helmimi i tij është tragjik dhe i tmerrshëm. Nëse qeveria ruse fshihet pas këtij akti, do zemërohem shumë. Por tani nuk kam fakte.”

BE, NATO, Parisi dhe Londra tashmë po bëjnë presion në Moskë për rastin e Navalny, i cili po trajtohet në një spital të Berlinit. Ndërsa Moska kategorikisht mohon përfshirjen në çështjen e Navalny, edhe pse është i vetmi vend në botë që prodhon helmin.

Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. 44 vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial alexei navalny donald trump helmimi i alexei navalny alexei navalny donald trump helmimi i alexei navalny

Sondazh

Poll

Editorial 4 Shtator 2020, 20:10

Marrëveshjet vazhdojnë…Kosova humbet

Marrëveshjet vazhdojnë…– Avdullah Hoti sot ka pranuar, që hatri i serbëve, shqiptarët të mos lobojnë më për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është turp për ...

Editorial 3 Shtator 2020, 11:14

Drejt një apokalipsi demokratik?

Në 1947, dy vjet pasi Hiroshima dhe Nagasaki u shkatërruan nga bombat bërthamore, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë nisi Orën e Apokalipsit për të treguar se sa ...

Editorial 31 Gusht 2020, 17:52

Të lutem zot, lër një krisht për shqiptarët

Që Fatos Nano, kur ishte kryeministër, i bëri batutë, një ndër personazheve më të njohur në policinë e shtetit, ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmetit, se si ...