Editorial

Macet po infektohen me ritme të larta nga COVID-19, kërkohet karantinimi i kafshëve

10 Shtator 2020, 18:45 Nga DOSJA
Macet po infektohen me ritme të larta nga COVID-19, kërkohet

KINË- Studiuesit kinezë kanë zbuluar se macet mund të infektohen nga virusi me ritme shumë më të larta se sa mendohej më parë. Studiuesit nga Universiteti Bujqësor Huazhong të një qytëti kinez morën monstra gjaku nga 102 mace, dhe pasi i testuan doli që në 15 mostra gjaku kishte antitrupa Covid-19.

Nga këto 15 mace, 11 kishin trupa neutralizues- proteina që mund të bllokojnë infektimin. Ndërsa në të vërtetë asnjë nga macet nuk ka rezultuar pozitiv me virusin, ose të paktën asnjëra mga ato nuk ka pasur shenja pozitive. Mostrat e maceve të studiuara përfshijnë 46 mace të braktisura në strehimore kafshësh, 41 macë në spitalin e kafshëve dhe 15 mace nga familje të të infektuarish me Covid-19. Tre macet me nivelet e antitrupave më të lartë ishin marrë nga pacientët e infektuar me virus, por gjithashtu kishte edhe shenja të maceve të tjera të infektuara me Koronavirus nga macet e braktisura apo ato në spitalin e kafshëve.

Edhe pse ekipi hulumtues deklaruan se nuk ka prova për transmetimin e virusit nga macja te njeriu, por duhet të merren masat paraprake.

“Megjithëse infeksioni në macet endacake nuk mund të kuptohet plotësisht, është e arsyeshme të spekulohet se këto infeksione ndoshta janë për shkak të kontaktit me mjedisin e ndotur nga virusi, ose pacientëve Covid-19 që ushqejnë macet”, tha udhëheqja e studimit autorja Meilin Jin.

Midis shumë zbulimesh studiuesit dolën në konkluzionin se macet që janë të infektuara më parë me Covid-19, janë në rrezik që të ri-infektohen.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial macet me covid studim kinez macet me covid studim kinez

Sondazh

Poll

Editorial 7 Shtator 2020, 12:25

Dy marioneta në fushatën e Trump

Që kur në skenën diplomatike të Ballkanit ka hyrë një diplomat kaubojs si Riçard Grenell, opinioni Shqiptar është ndarë më dysh.Nga njëra anë u renditën ...

Editorial 5 Shtator 2020, 16:35

Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

Nuk harrohen replikat e shkëmbyera midis Rexhep Tajip Erdoganit, asokohe kryeministër i Turqisë, dhe presidentit izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Bot...

Editorial 5 Shtator 2020, 10:41

Një ngjarje që u harrua, ndodhi dje në Washington

Në Washington, në ditën e katërt të shtatorit të vitit 2020, nga ekranet televizive dilte pamja e zyrës ovale të presidentit të SHBA-së. Në tavolinën e tij isht...

Editorial 4 Shtator 2020, 20:10

Marrëveshjet vazhdojnë…Kosova humbet

Marrëveshjet vazhdojnë…– Avdullah Hoti sot ka pranuar, që hatri i serbëve, shqiptarët të mos lobojnë më për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është turp për ...

Editorial 3 Shtator 2020, 11:14

Drejt një apokalipsi demokratik?

Në 1947, dy vjet pasi Hiroshima dhe Nagasaki u shkatërruan nga bombat bërthamore, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë nisi Orën e Apokalipsit për të treguar se sa ...