Art&Argëtim

Pas 17 vitesh në ekran, Alban Dudushi largohet nga “Top Channel”. Ja cili është destinacioni i radhës

11 Shtator 2020, 21:03 Nga DOSJA
Pas 17 vitesh në ekran, Alban Dudushi largohet nga “Top

Ndryshimet e shumta dhe kalimet nga njëri ekran në tjetrin, të personazheve të njohur televiziv, kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Një ndër lëvizjet e bujshme që është diskutuar ka qenë dhe ajo e moderatorit të njohur të ‘Top Channel’, Alban Dudushi.

Së fundmi burime për revistën ‘Who’ konfirmojnë që ai është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e ‘Vizion Plus’ dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij.

Nuk dihet ende se me cilin format do të shfaqet gazetari në ekran, ndonëse mbetet për t’u theksuar se shfaqja e tij në një tjetër logo televizive do të mbetet ndër lëvizjet më të bujshme të sezonit të ri.

Kujtojmë se Alban Dudushi është ndër figurat themeluese dhe ikonë të ‘Top Channel’, i cili nisi transmetimin në vitin 2001. 2 vite më vonë, në 31 dhjetor 2003, Dudushi u shfaq për herë të parë nën drejtimin e një ndër formateve më të dashura, ‘Top Show’, i cili u ndërpre vetëm pak muaj më parë, për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.

Marrë nga revistawho.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban dudushi alban dudushi largohet nga topi alban dudushi alban dudushi largohet nga topi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 18:36

Një rrugëtim në qytetin që ka gjithçka!

GJIROKASTER– Kur i dorezoi çelsat e keshtjelles ne duar te pushtuesve osmane, feudali shqiptar Gjin Zenebishi nuk e kishte idene qe po largohej nga nje v...

Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 12:08

TRIUMFI NË UDHËKRYQ

 “Të gjitha qytetet janë çmenduri; por çmenduria është argëtim. Të gjitha qyetet janë të bukura por bukuria është zymtësi”- Christopher Morley  Gj...

Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 10:19

Ledion Liço emërohet drejtor i Top Albania Radio

TIRANË– Moderatori i njohur Ledion Liço, rikthehet sërisht në vëmendjen e mediave, pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.Këtë herë ai është emë...