Art&Argëtim

Aktorja e njohur akuza ndaj Donald Trump për menaxhimin e situatës së Covid-19: Duhet të gjykohet për tradhti

11 Shtator 2020, 13:52 Nga DOSJA
Aktorja e njohur akuza ndaj Donald Trump për menaxhimin e situatës

SHBA–  Akuzat ndaj Presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë të mbaruar. Së fundmi aktorja e mirënjohur Alyssa Milano ka hedhur akuza ndaj presidentit amerikan për keqmenaxhimin e krizës nga Covid-19, pas disa raporteve se ky i fundit ka ‘minimizuar’ rrezikun e vërtetë të shkaktuar nga virusi, për të mos përhapur panik tek njerëzit.

Përmes një postimi në tëitter, aktorja theksoi se Partia Republikane duhet të gjykohet për tradhti.

Sipas saj, Trump e dinte që virusi ishte vdekjeprurës kur e cilësoi atë si mashtrimi i ri i demokratëve, dhe se nuk donte ta merrte seriozisht pandeminë se kjo do ta çonte ekonominë në zero, duke dëmtuar dhe miqtë e tij të pasur.

Dështimi i Trump për të vepruar jo vetëm që kushtoi jetë njerëzish, por e çoi ekonominë tonë drejt humbjes dhe duke lënë miliona amerikanë të papunë.”- është shprehur ajo.

Kujtojmë se Alyssa Milano është infektuar më herët me Covid-19, e cila pasi u shërua tha se po përballej me rënien e flokëve për shkak të virusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alyssa milano donald trump koronavirusi ne shba alyssa milano donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 12:08

TRIUMFI NË UDHËKRYQ

 “Të gjitha qytetet janë çmenduri; por çmenduria është argëtim. Të gjitha qyetet janë të bukura por bukuria është zymtësi”- Christopher Morley  Gj...

Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 10:19

Ledion Liço emërohet drejtor i Top Albania Radio

TIRANË– Moderatori i njohur Ledion Liço, rikthehet sërisht në vëmendjen e mediave, pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.Këtë herë ai është emë...