Art&Argëtim

Një rrugëtim në qytetin që ka gjithçka!

11 Shtator 2020, 18:36 Nga DOSJA
Një rrugëtim në qytetin që ka gjithçka!

GJIROKASTER– Kur i dorezoi çelsat e keshtjelles ne duar te pushtuesve osmane, feudali shqiptar Gjin Zenebishi nuk e kishte idene qe po largohej nga nje venbanim, i cili gjashteqind vite me vone do te kthehej ne qytetin me te bukur te shqiptareve : Gjirokastren.

Per here te pare permendet ne kronikat bizantine te Kantakuzenit dhe me shume mundesi muret e keshtjelles jane ngritur ne shekullin e trembedhjete. Ne rruget e saj me gure edhe sot njeriu nuhat mesjeten, aq me fanatizem dhe bukur eshte ruajtur cdo gje brenda qytetit.

Me 1811 qyteti rrembehet nga forcat e Ali Pashe Tepelenes, i cili vuri dore mbi restaurimin e qytetit, zgjeroi keshtjellen dhe forcoi mbrojtjen. Nje nder veprat me te rendesishme te sundimtarit shqiptar te Janines, ishte ndertimi i ujesjellesit me gjatesi prej mese dymbedhjete kilometrash.

Gjirokastra pervec kultures dhe miresise qe rrezaton sot, disa dekada me pare i kishte dhene shqiptareve nje nder dhuratat me te bukura, lingustin Eqrem Çabej. Vlera e studimeve te tij mbi shqipen eshte mbi cdo pershkrim. Nga shtepite dhe kalldermi i saj ishin ngritur edhe Cerciz Topulli dhe Andon Zako Cajupi per ta permbyllur me Ismail Kadarene ne fund.

Pertej historise, Gjirokastra eshte qytet qe ka cdo gje. Pjesa e vjeter perreth kalase eshte e jashtzakonshme. Shtepite e vjetra te mbuluara me rrasa guri, keshtjella me muzeum te pasur, pazari i vjeter dhe dyqanet me prodhime artizanale jane vetem disa nga bukurite e saj. Njerezit fantastike, te dashur dhe me shume kulture. Simbolet shqiptare ne rruge, dyqane dhe lokale pasqyrojne karakterin e forte kombetar tek banoret e saj fisnike.

Gjirokastra e meriton te jete ne listen e vendeve qe duhet patjeter ta vizitoni.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim genc prelvukaj gjirokastra genc prelvukaj gjirokastra

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 12:08

TRIUMFI NË UDHËKRYQ

 “Të gjitha qytetet janë çmenduri; por çmenduria është argëtim. Të gjitha qyetet janë të bukura por bukuria është zymtësi”- Christopher Morley  Gj...

Art&Argëtim 11 Shtator 2020, 10:19

Ledion Liço emërohet drejtor i Top Albania Radio

TIRANË– Moderatori i njohur Ledion Liço, rikthehet sërisht në vëmendjen e mediave, pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.Këtë herë ai është emë...