Art&Argëtim

FOTOT/ Një mi kurioz kapet duke ngrënë gjethe kanabisi dhe përfundon në “koma”

11 Shtator 2020, 09:42 Nga DOSJA
FOTOT/ Një mi kurioz kapet duke ngrënë gjethe kanabisi dhe

KANADA- Një mi “kurioz”, është fotografuar duke ngrënë gjethe kanabasi në Neë Brunsëick, një zonë në Kanada ku kanabisi është i ligjshëm.  Miu i vogël u gjend nën efektin e kanabisit, i shtrirë në tokë. Colin Sullivan, pronari i tokës ka postuar foto në internet ku miu shihet duke ngrënë gjethe para se kanabisi të ndikonte tek ai. Më pas shihet i shtrirë në tokë.  Ai e ka mbajtur miun në kuti për 6 ditë me një program “12 hapa” për ta mbajtur larg kanabisit derisa ai u bë më mirë, më pas e ka lëshuar në botën e egër.

“Për dy ditë me radhë e kam kapur këtë kokë të vogël duke hequr gjethe nga bima ime dhe duke i ngrënë derisa humbi ndjenjat. Unë do ta lë të flejë këtë por kur të zgjohet do të flasë me të vërtetë të ashpër,”- ka shkruar Sullivan.

Ai herë pas herë ka hedhur postime qesharake për gjendjen e miut, derisa ai u shërua plotësisht. Postimet e Sulliavan në internet kanë marrë mbi 12,000 pëlqime dhe kanë tërhequr mijëra komente.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete miu dehet me kanabis miu dehet me kanabis

Sondazh

Poll