Art&Argëtim

I ndryshoi jeta pas përdhunimit në adoleshencë/ Rrëfehet këngetarja me famë botërore, Lady Gaga: Kam shumë probleme me s

10 Shtator 2020, 14:53 Nga DOSJA
I ndryshoi jeta pas përdhunimit në adoleshencë/ Rrëfehet

SHBA– Këngëtarja me famë botërore e cila ka qenë 11 herë fituesja e çmimit “Grammy”, Lady Gaga së funmi ka dhënë një intervsitë për “Oprah Magazine”. Ajo në intervistë ka folur për jetën personale ku dhe ka rrefyer se si i ndryshoi jeta pas përdhunimit.

34 vjeçarja, ka thënë se ka qenë gjyshja e saj ajo që i ndryshoi totalisht jetën pas ngjrjes së tmerrshme që i ndodhi në adoleshencë. Ajo është shprehur se pas ngjarjes ka qarë për ditë te tëra në divan derisa një ditë, gjyshja e saj i ka hapur televizorin tek stacioni ku po performonte një nga artistet e famshme të asaj kohe.

“Pasi më përdhunuan qava në divanin e gjyshes për ditë të tëra. Si përfundim një ditë ajo hapi MTV-në dhe më tha që ta shikoja. Në të po performonte një artiste femër. Do të lë të qash gjithë ditën, por pastaj nesër do të dalësh sërish jashtë dhe do të ndryshosh botën. Nuk ka më lot nesër”- është shprehur Lady Gaga.

Gaga më parë ka zbuluar se ajo ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur kur ishte adoleshente, ngjarje e cila e ka lënë atë me pasoja. Përfundimisht, Gaga arriti sukses të thellë në industrinë e muzikës. Përveç suksesit të saj në karrierë, Gaga nisi Fondacionin Born This Way, një program drejtuar nga të rinjtë që përqendrohet në shëndetin mendor dhe mirëqenien.

Ylli i muzikës pop ka qenë i hapur me fansat në lidhje me luftën e saj me shëndetin mendor, dhe mënyrën se si ajo ka kërkuar terapi për ta kapërcyer atë.

Burimi: dailymail.

(A.K.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lady gaga lady gaga

Sondazh

Poll