Art&Argëtim

Pas Ermalit edhe Sabri Fejzullahu merr nënshtetësinë shqiptare, artisti: Unë sot nuk jam më shumë shqiptar se…

9 Shtator 2020, 19:43 Nga DOSJA
Pas Ermalit edhe Sabri Fejzullahu merr nënshtetësinë shqiptare,

TIRANE-Këngëtari i njohur nga Kosova,  Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu kanë marrë nënshtetësinë shqiptare duke marrë pasaportat nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Fejzullahu ka zgjedhur ta falenderojë publikisht presidentin Metën, duke shkruar fjalët më të veçanta për këtë moment të shumëpritur nga ana e tij, bashkangjitur me ndjenja patriotizmi.

I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare . Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar Sabriu në postimin e fundit ku shfaqet së bashku me pasaportat në dorë pranë flamurit shqiptar dhe bashkëshortes.

 

 

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

Pak kohë më parë ishte djali i tij Ermal Fejzullahu së bashku me familjen e tij që mori nënshtetësinë shqiptare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nenshtetsi shqiptare] sabri fejuzllahu nenshtetsi shqiptare] sabri fejuzllahu

Sondazh

Poll