Art&Argëtim

Sylvester Stallone në probleme financiare? Aktori amerikan shet lirë vilën luksoze (FOTOT)

9 Shtator 2020, 13:01 Nga DOSJA
Sylvester Stallone në probleme financiare? Aktori amerikan shet lirë

SHBA– Aktori i mirnjohur amerikan, Sylvester Stallone ka marrë vendimin për të shitur shtëpinë e tij në La Quinta, Kaliforni. Shtëpia kap vlerën 3.35 milion dollarë, por aktori e ka blerë këtë pronë në 2010 për 4,5 milion dollarë. Ndërtesa është dykatëshe dhe u ndërtua në vitin 2008.

Shtëpia e tij ndodhet në një ambient mes natyrës me tarraca të shumta, pishinë, madje dhe me sistem zjarrfikësesh, shtëpi të cilën çdo kush do të donte ta kishte.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja do të kuptoni se ky është rasti kur vlen shprehja, blerja e justifikon çmimin.

Vila e Stallone ka një hapësirë të brendshme prej 4.888 metra katrorë.

Pika më e fortë e kësaj shtëpie edhe dizanji, ndërsa detajet përfshijnë dyer të dyfishta druri, dyer dhe tavane të harkuara, ku mbizotërojnë ngjyra e ndezura, duke e bërë këtë shtëpi të duket luksoze por njëkohësisht edhe e ngrohtë.

Burimi: Newsbreak 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz la quinta sylvester stallone la quinta sylvester stallone

Sondazh

Poll