Art&Argëtim

Mohoi ndërhyrjet kirurgjikale, Arbenita Ismajli nxiret “blof” nga mjekja ruse

9 Shtator 2020, 17:34 Nga DOSJA
Mohoi ndërhyrjet kirurgjikale, Arbenita Ismajli nxiret “blof”

RUSI-Modelja Arbenita Ismajli është vendosur shumë shpesh në qendër të vëmendjes për ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë në fytyrë. Pas lajmeve së hedhura poshtë nga Arbenita se nuk ka kryer asnjëherë ndërhyrje kirurgjikale, një doktoreshë e një klinikë ruse e ka nxjerrë “blof” modelen në seksionin pyetje & përgjigje në Instagram.

“A publikon foto të ndonjë personi që nuk ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”

Ndërkohë, që mjekja ia ka kthyer: “Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time,” ka shkruar doktoresha Dubasova.

Disa kohë më parë mediat kosovare raportuan se modelja Arbenita Ismajli ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, pasi një klinikë në Rusi publikoi pamje të ndërhyrjeve që Arbenita kishte bërë në fytyrë dhe të transformimit të saj.

Por kjo u mohua nga 22-vjeçarja duke u shprehur se është mësuar me shpifjet e njerëzve tani.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbenita ismajli nderhyrje kirurgjikale arbenita ismajli nderhyrje kirurgjikale

Sondazh

Poll