Bota

Bëri shaka me sëmundjen që për pak i mori jetën, komediani vdes në skenë 10 minuta më pas

12 Prill 2019, 15:23 Nga DOSJA
Bëri shaka me sëmundjen që për pak i mori jetën,

Komediani britanik i, Ian Cognito, vdiq në skenë vetëm dhjetë minuta pasi bëri një shaka në lidhej me një rast që i kishte rrezikuar jetën, ku audienca mendoi se ishte pjesë e aktit të tij.

Gjatë aktit të tij thuhet se komediani i njohur është ‘ulur në një karrige dhe u pushoi për pesë minuta’ në barin Atic në Bicester, ku  mbahej komedia e Lone Wolf Comedy, të enjten.

Audienca kishte përshtypjen se kjo ishte pjesë e aktit dhe vazhdoi të qeshë me ‘shakanë’, ku asnjë nuk ishte i vetëdijshëm se Cognito ishte i sëmurë rëndë.

John Ostojak, i cili mori pjesë në shfaqje, i tha BBC: ‘Vetëm 10 minuta para se të vdiste ai po bente shaka që ka qenë prane vdekjes.

Ai tha,’ imagjinoni të keni një goditje dhe të zgjoheni duke folur uellsianshe’.

Një ambulancë u thirr pas orës 10, por Cognito u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Një numër komedianësh e kanë vlerësuar komedianin, përfshirë Rufus Hound, Jimmy Carr, Mark Steel dhe Katy Brand.

Komediani Hound tha se komedia kishte humbur ‘një nga të mëdhenjtë’.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ian cognito komediani vdes ne skene ian cognito komediani vdes ne skene

Sondazh

Poll