Bota

Putin e quan përkthyesin e tij ‘bandit’ pasi e bëri të ngjante më pak ‘miqësor’ (Video)

12 Prill 2019, 16:03 Nga DOSJA
Putin e quan përkthyesin e tij ‘bandit’ pasi e bëri

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti përkthyesin e tij një “bandit” gjatë një bisede me kryeministrin suedez Stefan Löfven, pasi vuri re një përkthim jo shumë të saktë të fjalëve të tij.

Biseda të martën pasoi forumin ndërkombëtar Arktik në Shën Petersburg, ku Rusia po përpiqet të forcojë lidhjet me shtetet e tjera në rajon. Putin theksoi investimet e biznesmenëve suedezë prej 5 miliardë dollarësh në Rusi, duke iu referuar atyre si “druz’ya” (miq), jo një herë, por dy herë, duke theksuar fjalën.

Përafërsisht pesë miliardë në investime nga miqtë tanë suedezë, dhe kjo është ajo që ata janë, miqtë tanë Suedez, janë investuar në ekonominë ruse.

Kur përkthyesi përsëriti frazën në suedisht për Löfven, ai përdori një term më neutral “partnerë”, që tingëllon pak a shumë e njëjtë në anglisht, rusisht dhe suedisht. Formulimi nuk I shpëtoi Putinit, i cili menjëherë e bëri kundërshtimin e tij të qartë.

“Unë thashë miqtë, dhe ai e përktheu atë partnerë, banditi” tha Putin me shaka për përkthyesin.

Путин на встрече с премьером Швеции назвал шведских бизнесменов друзьями, но переводчик посчитал их партнерами. «Я сказал друзей, а он – партнеры. Бандит» pic.twitter.com/TJQkhPsuDP

— Кремлевский пул РИА (@Kremlinpool_RIA) April 9, 2019

 

 Putin theksoi se termi i dashur ishte i rëndësishëm, pasi Rusia i sheh mbi 500 kompani suedeze që investojnë në ekonominë e saj pikërisht si miq.

Të dy liderët folën për zhvillimin e marrëdhënieve të mira pavarësisht nga mosmarrëveshjet dhe vështirësitë. Lofven e quajti Rusinë “një vend shumë të rëndësishëm në rajon”, duke theksuar interesin e madh të përbashkët në biznes. Putin vuri në dukje një rritje prej 30 përqind në tregti vitin e kaluar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota presidenti i rusise vladimir putin rusi suedi tregti investime presidenti i rusise vladimir putin rusi suedi tregti investime

Sondazh

Poll