Aktualitet

Infermierja e Spitalit të Kavajës rezultoi me COVID-19, kolegët e panikosur iu nënshtrohen tamponit, ja përgjigjet e testit

8 Shtator 2020, 15:35 Nga DOSJA
Infermierja e Spitalit të Kavajës rezultoi me COVID-19, kolegët e

KORCE– Pasi një infermiere e pavionit të pediatrisë rezultoi pozitive me COVID-19 në spitalin e Kavajës, iu janë nënshtruar testit 17 persona të stafit.

Përgjigjet e 17 personave kanë dalë dhe kanë rezultuar negativë.

Personeli dhe pacientët e këtij pavioni ishin në ankth për përmasat që mund të kishte shkaktuar ky rast në ambientet e tyre duke i shtyrë ata të bënin tamponin.

Fatmirësisht asnjë prej stafit të pavionit të maternitetit por edhe pavioneve të tjera që kanë qënë në afërsi të infermieres, nuk kanë rezultuar pozitiv.

Aktualisht të prekur me COVID-19 në rrethin e Kavajës janë 3 anëtarë të personelit të të gjithë sistemit shëndetësor në nivel lokal të tre në gjendje të stabilizuar.

Nga ana tjetër në Kavajë ka gjithsej mbi 70 persona të infektuar me koronavirus, ku pjesa më e madhe e tyre janë karantinuar në shtëpi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje koronavius tampon kavaje koronavius tampon

Sondazh

Poll