613 kg kokainë brenda bananeve/ Arbër Çekaj kërkon trupë të re gjyqësore! Shtyhet sërish gjyqi
8 Shtator 2020, 14:17Nga DOSJA
TIRANË– Pas më shumë se 30 seanca gjykimi, ende nuk ka një vendim të prerë për një nga rastet më të mëdha të trafikut të drogës në vendin tonë. Bëhet fjalë për dosjen e 613 kg kokainë, dosje e cila që prej vitit 2018 “qarkullon” nëpër Gjykatat e vendit.
Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve me të cilat po transportohej kokaina, ka kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese, duke çuar sërish në shtyrje të procesit gjyqësor, deri në shqyrtimin e kërkesës së tij. Gjithashtu Çekaj kërkoi praninë e mediave gjatë seancës së sotme, por kërkesa e tij u refuzua nga trupa gjykuese.
Bashkë me Çekajn, si të pandehur janë marrë edhe Donaldo Lushaj e Armando Pezaku, ky i fundit shoferi i kamionit me banane dhe drogë.
Sasia rekord e kokainës u kap në shkurtin e vitit 2018, ku policia shqiptare e sinjalizuar nga ajo greke sekuestroi 613 kg kokianë në konterinerin e bananeve të kompanisë së Çekajt, “Arbër Garden”.
Brenda kwtij muaji, Gjykata e posaçme pritet të japë vendimin për 3 personat e akuzuar për këtë çështje. Ndërsa prokuroria ka regjistruar hetim tjetër për të bërë të mundur zbulimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë pjesë grupit që trafikoi 613 kilogramët kokainë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Autortitetet kontraktore do të kenë mundësi të negociojnë paraprakisht me kompanitë pjesëmarrëse në tender si dhe të modifikojnë kontratat gjatë a...
TIRANË– Dy viktima nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë një 59-vjeçar nga Tir...
Të afërmit e pacientëve me covid kanë dyfish frikë kur familjari i tyre shtrohet në spital edhe pse komplikacionet e rënda vetëm në spital duhet të trajtohen .N...
BRITANI E MADHE- I riu shqiptar, Daniel Gjinaj është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në Brighton të Britanisë së Madhe.Prej muajit gusht 17-vjeçar...
VLORE– Sërish kanë nisur vatrat e zjarrit në fshatin Poro të Vlorës. Zjarri u shua mbrëmjen e djeshme mirëpo u aktivizua sërish ditën e sotme.Mbrëmjen e kaluar ...
TIRANË– Euglen Halili, i arrestuari për vrasjen e Regis Runajt, në rolin e ekzekutorit dhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit, në rolin e ‘vëzhguesit’, është...