Aktualitet

Stërviste dy djemtë si luftëtarë të ISIS/ Ish-komandoja i Afganistanit dënohet me 3 vite burg, justifikohet para gjyqtarë

8 Shtator 2020, 14:30 Nga DOSJA
Stërviste dy djemtë si luftëtarë të ISIS/ Ish-komandoja

TIRANË– Dënohet me 3 vjet burg Erzen Uka, ish-komandoja, i cili u konsideruar nga agjentët e antiterrorit si person me prirje radikale. Gjatë seancës gjyqësore Uka është shpalkur fajtor dhe është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në fjalën e tij para togave të zeza, Uka ka kërkuar pafajësi duke u shprehur se është besimtar mysliman duke pranuar se ka qënë në Afganistan por asnjëherë nuk ka shprehur radikalizëm. Sa i përket videove të fëmijëve, të cilët stërviten, Uka u shpreh se mënyra sesi i ka edukuar është çështje personale dhe se nuk duhet të merret parasysh nga trupa gjykuese.

“…paraqitja e fotove e videove dhe mënyra si i kam edukuar fëmijët është çështje private. Ndërsa dy fishekët e sekuestruar në banesë, i kam mbajtur se kam qenë ushtarak…”-ka deklaruar Erzen Uka.

Po kush është Erzen Uka?

30-vjeçari ka qënë ish-komando i ushtrisë dhe si i tillë ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Uka, me origjinë nga Kruja dhe banues në Tiranë kishte me shumë se dy vite që hetohej pasi konsiderohej si një person me rreikshmëri të lartë si një mbështetës i Shtetit Islamik të ISIS.

I riu ka qënë i proceduar më parë për dhunë në familje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës. Pas divorcit me bashkëshorten e tij, kujdestarinë e dy fëmijëve që dalin edhe në video e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i Gjykatës nuk u zbatua nga kundërshtimi i 29-vjeçarit. Bashkë me fëmijët ai publikonte në Facebook-un dhe në kanalin e tij në Youtube video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë vepra me qëllime terroriste, ndërsa fëmijët i trajtonte si “ushtarë”. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erzen uka erzen uka ish-komandoja erzen uka arrestohet erzen uka erzen uka ish-komandoja erzen uka

Sondazh

Poll