Politike

“T’i japim fund ngërçeve”/ Rama i vendosur: Ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin

7 Shtator 2020, 17:18 Nga DOSJA
“T’i japim fund ngërçeve”/ Rama i vendosur: Ka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin e vendit dhe madje për këtë sipas tij ka eksperienca nga vendet e tjera. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se duhet vepruar për t’i thënë fund ngërçeve që janë shkaktuar në të shkuarën e vendit.

“Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duhet të normalizojmë një draft konkret, duhet një harmonizim i i plotë i partnerëve që e ndjekin reformën në drejtësi dhe t’i japim fund ngërçeve shumë të dëmshme që u krijuan në të shkuarën. Të kthejmë përpara edhe draftin e presidentit të republikës, mendoj që ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin, ka këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë që t’i shpikim por që ti harmonizojmë që të kemi një ligj për presidentin që është sa i nevojshëm aq sa edhe i munguar në gjithë këto vite,”- tha Rama.

Pas një muaji pushime, deputetë dhe ministrat janë kthyer në Parlament për sesionin e fundit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita ka shprehur shqetësimin për kërkesën e Greqisë për zgjerim për 12 milje në detin Jon. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, është zotuar se deti nuk preket. Nuk kanë munguar as komentet për takimin e delegacioneve Kosovë-Serbi në SHBA.

(a.p.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta seanca plenare 7 shtator 2020 edi rama ilir meta seanca plenare 7 shtator 2020

Sondazh

Poll