Aktualitet

Kurorëzimi live në martesë, Veliaj-dhëndrit: Fillo hekuros e merr pluhurat, që mos thonë që çunat janë zdromsa

7 Shtator 2020, 16:37 Nga DOSJA
Kurorëzimi live në martesë, Veliaj-dhëndrit: Fillo hekuros e

TIRANE–  Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kurorëzuar në martesë ditën e sotme një çift të ri. E gjitha ndodhi live në emisionin e Rudina Magjistarit në TvKlan.

Teksa po kurorëzonte çiftin e ri në martesë, Veliaj nuk ngurroi që t’i japë disa këshilla dhëndrit të ri.

Ai përmendi dhe frazën e tij që u komentua gjerë e gjatë në media, që çunat shqiptarë janë zdromsa duke i thënë Armandos, djalit që po martohet që të lajë, hekurosë në mënyrë që të fitojë reputacion.

“Në martesë burri dhe gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta, por edhe marrin përsipër të njëjtat detyrime. Kështu që, Armando, tani fillo hekuros, bëj pazarin, laj pjatat, merr pluhurat. Që te mos thonë që çunat janë zdromsa, ne duhet t’i bëjmë këto gjëra që të fitojmë reputacion, jo vetëm gocat”, ishte këshilla e Veliajt, ku nuk munguan as të qeshurat, por edhe sikleti i dhëndrit për detyrimet e reja si bashkëshort.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon veliaj kurorezim rudina magjistari erjon veliaj kurorezim rudina magjistari

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2020, 14:34

DURRËS– Vidhet makina e Roland Shahinit, bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako. Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhu...