Aktualitet

Ngeli jashtë listave të PD, Topalli kundër zgjedhjeve të 25 prillit: Hipokrizi! Meta, Basha dhe Rama janë bashkë. Me votë

7 Shtator 2020, 15:12 Nga DOSJA
Ngeli jashtë listave të PD, Topalli kundër zgjedhjeve të 25

TIRANE– Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-deputetja e PD-së në qeverinë Berisha, Jozefina Topalli, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me dekretimin e datës 25 prill si datë e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ajo shprehet se asgjë nuk është gati dhe se e shqetëson fakti se opozita jashtë parlamentare sipas saj është shumë rehat edhe pse rrezikohet që mos të përmbushen kushtet e marrëveshjes së 5 qershorit. E lënë jashtë procesit të zgjedhjes së kandidatëve në PD për shkak të mosplotësimin nga ana e saj të formularit për deklarimin e kontributit në parti, Topalli shkruan se Meta, Rama dhe Basha janë të shqetësuar vetëm për tenderat dhe koncesionet, dhe kjo është pjesë për edhe të cilën grinden.

STATUSI I PLOTË I SAJ:

Vakancat e gjata te politikaneve dhe hipokrizia per zgjedhe te lira! Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara. Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati. kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund. Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor.
Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter. Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar. Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat..
Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik , vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave . Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme . Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme. Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment…
Prap keta?Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha? Ne fakt vendi eshte pa alternative.
Tre emrat me lart jane bashke . Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat.
Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim. Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona. Shpresa nuk do jete kurre e heshtur. Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.

(a.p;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jozefina topalli zgjedhjet parlamentare 2021 jozefina topalli zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2020, 14:34

DURRËS– Vidhet makina e Roland Shahinit, bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako. Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhu...