Aktualitet

Gruaja e pastrehë denoncon rrëmbimin e djalit: Ka 5 muaj që ma përdorin për lypje, e di kush e ka marrë, i japin heroinë

7 Shtator 2020, 15:00 Nga DOSJA
Gruaja e pastrehë denoncon rrëmbimin e djalit: Ka 5 muaj që ma

TIRANE– Një grua e pastrehë ka denoncuar në polici se djali i saj 13-vjeçar iu është rrëmbyer.

B.M. 49 vjeç është një gruaja nga qyteti i Fierit e cila jeton duke lypur në rrugë. Asaj i ka humbur i biri 13 vjeç, O.M  dhe për këtë çështje kërkon ndërhyrjen e policisë.

Gruaja kallëzoi pranë komisariatin numër tre në Tiranë humbjen e të birit që sipas saj me shumë mundësi ia kanë marrë për ta shfrytëzuar për lypje.

“Dyshoj që fëmijën tim ma përdorin për lypje dhe për vjedhje lekësh, telefonash, biçikletash në disa qytete si Fier, Durrës, Elbasan dhe në plazh”, bëhet me dije se gruaja ka kryer hetimet e saj pasi fëmija ka pesë muaj që nuk gjendet dhe e ëma nuk ka asnjë adresë.

Personi që e ka marrë quhet V. K, ai pi të kuqe dhe tim biri i jep heroinë”, shton në denoncim nëna nga Fieri e cila jeton si e pastrehë në kryeqytet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja e pastrehe kallezim ne polici rrëmbim gruaja e pastrehe kallezim ne polici rrëmbim

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2020, 14:34

DURRËS– Vidhet makina e Roland Shahinit, bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako. Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhu...