Sport

Koronavirusi godet Manchester City-n, dy yjet e skuadrës rezultojnë pozitiv, rrezikohet starti i kampionatit

7 Shtator 2020, 11:44 Nga DOSJA
Koronavirusi godet Manchester City-n, dy yjet e skuadrës rezultojnë

ANGLI-Lajm i keq për Premier League-n vetëm pesë ditë para nisjes së sezonit të ri. Manchester City ka konfirmuar se testet e Riyad Mahrez dhe Aymeric Laportes tregojnë se janë bartës së koronavirusit. Sikurse e kërkon protokolli, të dy lojtarët do t’i nënshtrohen një periudhe vetizolimi.

Klubi anglez konfirmoi gjithashtu se asnjëri nga lojtarët nuk po tregon ndonjë simptomë të virusit.Premier League rinis këtë të shtunë, teksa skuadra e Pep Guardiolës udhëton në “Molineux”, për t’u ndeshur me Ëolves për hapjen e sezonit më 21 shtator, por pas infektimit me COVID-19 të dy lojtarëve të Citizens, gjithçka është në dyshim.

Deklarata e Manchester City-t:

“Manchester City mund të konfirmojë që Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Të dy lojtarët aktualisht janë në vetizolim në përputhje me protokollin e Premier League-s dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ata nuk kanë simptoma të virusit. Të gjithë në klub i urojnë Riyad dhe Aymeric shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në stërvitje për sezonin e ri.”

Mahrez, 29 vjeç dhe Laporte, 26 vjeç, nuk janë futbollistët e parë profesionistë që kanë rezultuar pozitivë me virusin famëkeq në javët e fundit. “Ylli” i PSG-së, Neymar, javën e kaluar e mori COVID-19 gjatë pushimeve në Ibiza, ashtu si shokët e ekipit Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laporte mahrez manchester city laporte mahrez manchester city

Sondazh

Poll

Sport 7 Shtator 2020, 09:01

ZVICËR-Në përballjen ndaj Gjermanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve Granit Xhaka zhvilloi një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Zvicrës. Ndeshja luajt...

Sport 6 Shtator 2020, 20:55

KOSOVË-Pas barazimit në Moldavi, Kosova merr një tjetër rezultat zhgënjyes. Në Prishtinë dardanët u mundën 1-2 përballë Greqisë duke humbur tepër hierarki ...