Goditi me top arbitren dhe u përjashtua nga US Open, Novak Djokovic kërkon ndjesë: E gjithë kjo situatë më ka…
SHBA-Novak Djokovic është skualifikuar në US Open. Tenisti doli jashtë kompeticionit në fazën e 1/8-ave në përballjen ndaj Carreno-Bustas, por nuk ishte spanjolli ai që e eliminoi tenistin serb. Djokovic u tradhtua nga nervozizmi i tij, duke goditur me top në fyt gjyqtaren e linjës, veprim që i kushtoi shtrenjtë, edhe pse u mundua të sqaronte se veprimi i tij ishte i pavullnetshëm.
Me ndryshimin e fushës Djokovic lëshoi një top pas tij, pa shikuar, duke goditur pa dashje gjyqtaren e linjës, që ishte vendosur në qendër të fushës. E goditur pranë fytit, gruaja u shemb menjëherë në tokë, duke u kollitur dhe vuajtur për të marrë frymë.
E ndihmuar nga mjeku dhe nga vetë Djokovic, i cili menjëherë kërkoi falje për incidentin, gjyqtarja e mori veten pas disa minutash. Por tashmë për tenistin gara kishte mbaruar. Pas ballafaqimit mes gjyqtarit dhe drejtorit të turneut, supervizori i komunikoi serbit skualifikimin e pashmangshëm. Djokovic ka reaguar në Instagram në lidhje me atë incident që i kushtoi garën.
“Gabova, më vjen keq. Duhet të punoj mbi zhgënjimin tim e ta transformoj gjithcka në një mësim”. “E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtetë të trishtuar e bosh. U interesova për gjendjen e arbitres të linjës, e turneu më ka thënë se falë Zotit ndihet mirë. Jam shumë i keqardhur që krijova kaq stress. Në mënyrë të pavullnetshme. Në mënyrë të gabuar. Nuk po e zbuloj emrin për të respektuar privatësinë e saj. Për sa i përket skualifikimit, duhet të punoj mbi zhgënjimin tim e ta trasformoj gjithcka në një mësim për rritjen time si lojtar e njeri. Kërkoj ndjesë turneut Us Open e të gjithëve për sjelljen time. I jam mirënjohës skuadrës dhe familjes që kanë qenë mbështetja ime e tifozëve që janë gjithnjë me mua. Faleminderit e më vjen shumë keq”
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Me ose pa Covid, Lojërat Olimpike do të mbahen në Tokio në 2021
TOKIO–Lojërat Olimpike që u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me ose pa Covid”, ka deklaruar nënkryetari i ...
VIDEO/Lituania rikthehet në “skenën e krimit”, 28 vjet më parë Shqipëria fitonte në “Qemal Stafa” me gol të Abazi
TIRANË– Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në fushatën e Nations League. Pas fitores me Bjellorusinë, kuqezinjtë do të presin Lituaninë, kundërsht...
FOTO/ Kosovë-Greqi dalin formacionet zyrtare, ekipi i Chalandes me mungesa, por ja rreshtimi ndaj helenëve
KOSOVË-Vetëm pak minuta më parë është publikuar formacioni zyrtar për ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë.Dardanët kanë shumë mungesa në këtë përballje, shumë...
Piloti i Ferrarit pëson aksident në Monza, makina copë…copë
ITALI- Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka pësuar një aksident të tmerrshëm në çmimin e madh të Monzës në Itali. Ylli i kokëkuqes ka patur një bllokim...
Liga e Kombeve/ Ndeshja kundër Lituanisë, Reja: Më shqetëson gjendja e Cikalleshit, Broja dhe Çepele më kanë pëlqyer!
TIRANË- Nesër në mbrëmje Shqipëria luan ndeshjen e dytë kundër Lituanisë në Ligën e Kombeve. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” ku djemtë e Edi Rejës do...
Liga e Kombeve/ Ndeshja kundër Lituanisë, Hysaj: Dua të shënojë nesër ndaj Lituanisë
TIRANË- Nesër në mbrëmje Shqipëria luan ndeshjen e dytë kundër Lituanisë në Ligën e Kombeve. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” ku djemtë e Edi Rejës d...
“Hape derën..hape”/ I futet miu në shtëpi, Totti i sulet me fshesë në dorë, ‘grabitqarja’ e fut në gojë…gruaja
ITALI- Ish-futbollisti legjendarë i Romës, Francesko Totti është përfshirë në një situatë të sikletëshme pasi një mi i ka hyrë brenda në shtëpi. Videon e ka bër...
E quajnë serbe, Hygerta Sako shpërthen në Instagram: Shkijet duan të na rrëmbejnë bukurinë, kam gjak ilir dhe jam krenare
TIRANË- Moderatorja e sportit, Hygerta Sako ka shpërthyer keq ndaj një ndjeksi në instagram pasi e ka quajtur serbe. Në një foto të publikuar në Instagram,...