Sport

VIDEO/Lituania rikthehet në “skenën e krimit”, 28 vjet më parë Shqipëria fitonte në “Qemal Stafa” me gol të Abazi

6 Shtator 2020, 19:45 Nga DOSJA
VIDEO/Lituania rikthehet në “skenën e krimit”, 28 vjet

TIRANË– Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në fushatën e Nations League. Pas fitores me Bjellorusinë, kuqezinjtë do të presin Lituaninë, kundërshtar jo i panjohur për ne, pasi historiku tregon se jemi përballur katër herë me ta.Dy fitore të Shqipërisë dhe po kaq të Lituanisë. Dueli i parë luhej në 3 qershorin e largët të vitit 1992 në “Qemal Stafa”.

Luhej për eliminatorët e Botërorit USA 1994, në stolin e kombëtares ishte Bejkush Birçe, ndërsa Sulejman Demollari drejtonte shokët në fushë si kapiten. Atë ndeshje e fituam 1-0, falë një eurogoli të Eduard Abazit.

Ish-sulmuesi i njohur shqiptar, në atë kohë pjesë e Hajduk Split në Kroaci, realizoi golin e fitores në minutën e 77-të me anë të një roveshate fantastike. Një triumf që solli gëzim të madh te tifozët e pranishëm në stadium, të cilët shijuan në maksimum perlën e Abazit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lituania shqiperia lituania shqiperia

Sondazh

Poll