Aktualitet

Alarm në spitalin psikiatrik të Elbasanit, infektohet një kujdestar, shtohet rreziku për të sëmurët

6 Shtator 2020, 18:06 Nga DOSJA
Alarm në spitalin psikiatrik të Elbasanit, infektohet një

TIRANË– Një kujdestar në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan rezulton i infektuar me Covid-19. Mësohet se kujdestari ka rezultuar i infektuar, një ditë pasi tamponi i kryeinfermieres doli pozitiv.

Ky spital ka një staf prej 120 personash dhe ka aktualisht 250 pacientë, që trajtohen prej vitesh për sëmundje të ndryshme të shëndetit mendor. Infektimi dy anëtarëve të personelit mjekësor, shton rrezikun për infektimin e të sëmurëve.

Ndërkohë, ky spital ka mbyllur edhe urgjencën dhe nuk pranon më shtrime të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, rezultuan të infektuar edhe nëntë persona të tjerë në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, ky qark shënon 160 të infektuar dhe 19 viktima. Ministria bëri me dije se në të gjithë Shqipërinë, numri i viktimave për shkak të koronavirusit ka shkuar në 316. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 4 persona dhe 153 të tjerë janë infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne shqiperi elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll