Editorial

Të lutem zot, lër një krisht për shqiptarët

31 Gusht 2020, 17:52 Nga DOSJA
Të lutem zot, lër një krisht për shqiptarët

Që Fatos Nano, kur ishte kryeministër, i bëri batutë, një ndër personazheve më të njohur në policinë e shtetit, ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmetit, se si kishte shkuar kurrë në mendje që një polic shqiptar dinte frëngjisht, e kam me të dëgjuar. Por ate që nuk e kam me të dëgjuar është se kryekomisari di gjashtë gjuhë të huaja, dhe di që në Policinë e Shtetit janë me kokrra ata që dinë një jo dy e më shumë të tilla. Sot për shkak të dy prangave të famshme për të shmangur një konflikt është i larguar nga rradhët e policisë. Kryekomisar Ahmeti është doktor me gradë shkencore dhe unë e di që e adhuron policinë.

Por njohja me te nuk është qëllimi i shkrimit tim. Ai mu kujtua pa dashje kur nje mikut tim te vjeter nje nder policeve me eksperte antikrim ne kete vend, Mond Rizai herët në mengjesin e sotëm i lexova nje status emocional. Kishte nje status tejet emocional, Për të gjithë pushtetasit tanë, “Krishti lind” ditën që ata ulen në karrige?! Kush ka punuar me Mondin ne polici e di fare mire ekspertizën e tij. Nuk dua aspak ta, mburr, por di se sot ekspertizën e tij nuk e ushtron në polici. Unë mund të shkruaj me rradhë për shumë ekspertë të ciulët i kanë harruar, derisa dikush të thotë se policia bën dhe pa ata. Dakort jam dhe unë nuk ka asnjë njeri të pazëvëndësueshëm, por për mua mbreti i rrugëve benz Mercedes pa stemën tre këndore, nuk do ishte i tillë, edhe pse njësoj ecën. Kjo është ajo që kemi harruar, si shoqëri, emblemën dhe më të mirët. A bën bota pa ata ? Absolutisht po. Bota bën dhe me të paaftët, servilët dhe cdo njeri tjetër, se në të kundërt nuk do ekzistonte ferri. Problemi është i krishtit që lind në kokën e atyre që drejtojnë, që vijnë nga injoranca dhe që krishti u lind kur hipin në karrige.

Kjo është e rënda, kjo është fyese dhe terbim njerëzor. Krishti i të mirëve dhe ekspertëve ku është. Ndaj sinqerisht mund të lutemi sot, Zot lëri një krisht dhe të ndershmeve dhe ekspertëve. Kurrë në jetë nuk kam patur kurrë zili, por këtë krishtin që u lind pushtetarëve po, xhelozohem. Ndaj zot, lëru makutëve paratë dhe jepu krishtin që i takon të aftëve dhe të mirëve, që të paktën kur i lënë pa punë, ti luten zotit të tyre.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial sokol bregu sokol bregu

Sondazh

Poll

Editorial 26 Gusht 2020, 10:27

Bota ndahet në Uruguai dhe ne

Ballina e “Vremes” është përkujtues i mirë. Një, se jemi në një verë e cila do të ketë efekt të madh tronditës për të gjitha shoqëritë përreth nesh, s’do mend d...

Editorial 21 Gusht 2020, 09:15

Kurthi i lehtë i Emirateve

Pra, Shqipëria nëpërmjet kryeministrit që njëherësh është edhe ministër i jashtëm dhe Kosova nëpërmjet ministres së jashtme, i dhanë përkrahje kësaj marrëveshje...