Editorial

Ish-fuksat të rrinë larg nga KQZ, koha e tyre ka perënduar tashmë

1 Shtator 2020, 11:25 Nga DOSJA
Ish-fuksat të rrinë larg nga KQZ, koha e tyre ka perënduar

Paketa me ndryshimet për reformen Zgjedhore nga Këshilli Politik inkurajon të kandidojnë vetëm Ish fuksat (ish-funksionaret , ish-drejtuesit, ish gjyqtarët e të tjerë ish-a) të mazhorancës dhe opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë parlamentit në garë për të kapur sërish KQZ-në e re.

Po të lexosh kriteret e shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë mbi vakancat për ngritjen e KQZ -së së re nuk ka asnjë transparencë që ndihmon procesin e konkurimit dhe të kandidatëve që mund të kandidojnë për të kuptuar sesa profesionist dhe me integritet mund të jenë këto kandidatura që do menaxhojnë dhe mirëadministrojnë votën e popullit dhe gjithë procesin zgjedhor në vend.

Në cilin vend të botës demokratike i thuhet qytetarëve “Të barabartë para ligjit, që duhet të jesh një ish – funksionar/ drejtues /gjyqtar apo ishte drejtues OJF-je që të kesh të drejtë të kandidosh për KQZ-në e re dhe këta ish fuksa/ funksionarë/ drejtues/ gjyqtar e plot ish-a të tjerë qenkan me professionistë , me integritet më shumë e më pak partiak se çdo qytetar i lirë në një pozicion aktual të punës së Tij dhe garanton e provon të gjitha cilësitë që duhet të ketë një kandidat potencial e plot garanci për të qenë pjese e konkurimit për institucionin e KQZ-së.

Në ç’vend të botës i ndalon Me Ligj çdo qytetari të vendit tënd të konkurojë nga një vend pune në tjetrin nëse plotëson të gjitha kushtet e kriteret e institucionit përkatës?

Ç’janë këto kushte e kritere preferenciale për të kënaqur njerëzit besnik të kujtdo partie e për t’i hedhur hi syve qytetarëve të vet që ne po zgjedhim ca ish -fuksa , të cilët nuk janë më besnik të partive të tyre as majtas e as djathtas.

Me këto kritere hileqare për kandidatët në konkurim për KQZ -në e re është një regres i madh që nga një një konkurim i hapur e i lirë nga zgjedhja e fundit për kryetarin e KQZ tani, sot që të zgjidhesh kryetar , nënkryetar apo dhe anëtar i komisioneve duhet të jesh ish- fuks / funksionarë/ drejtues/ gjyqtar etj..

Të gjithë bashkë qytetar e institucione që respektojnë ligjin duhet të reagojnë urgjentisht për të reflektuar mbi këtë situatë qesharake dhe fyese që të bëhet me urgjencë transparenca e deshifrimi pastër se kush janë realisht kandidatët që mund të marrin pjesë në garën për vakancat e pozicioneve të reja pa diskriminuar e shkelur të drejtat e njeriut për të kandiduar në çdo pozicion punë bazuar në kritere emancipuese dhe ku ligji garanton barazinë në një start gare për çdo qytetarë të lirë në këtë vend koha e ish – fuksave ka perënduar tashmë. Stop një proçesi selektiv dhe diskriminues në kupolën e sistemit zgjedhor!

Shënim: Autorja është eksperte dhe specialiste zgjedhjesh prej vitesh në Shqipëri. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial greta meta kreu i ri i kqz greta meta kreu i ri i kqz

Sondazh

Poll

Editorial 31 Gusht 2020, 17:52

Të lutem zot, lër një krisht për shqiptarët

Që Fatos Nano, kur ishte kryeministër, i bëri batutë, një ndër personazheve më të njohur në policinë e shtetit, ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmetit, se si ...

Editorial 26 Gusht 2020, 10:27

Bota ndahet në Uruguai dhe ne

Ballina e “Vremes” është përkujtues i mirë. Një, se jemi në një verë e cila do të ketë efekt të madh tronditës për të gjitha shoqëritë përreth nesh, s’do mend d...