Ekonomi

Çun Lajçi shet libra në mes të sheshit ‘Skëndërbej’: Ramën e mallkova për teatrin, por si artist e dua

3 Shtator 2020, 19:57 Nga DOSJA
Çun Lajçi shet libra në mes të sheshit

TIRANE- Aktori kosovar Çun Lajçi ndodhet në Tiranë ku prej ditësh ka nisur të dalë në shesh për të shitur librat e tij gjatë pandemisë, i shoqëruar me lahutë.

Ai po shet në mes të vapës, librin e tij me titull “Bastardët” .

I zhgënjyer nga situata artistike te të dyja vendet, aktori komentoi për ‘BalkanWeb’ ngjarjet e fundit, si dhe dha këndvështrimin e tij për kryeministrin e Shqipërisë.

E dua si artist, vërtet e dua shume dhe në të vërtetë jam shumë kundër tij. E kam sharë e kam mallkuar për shkak të teatrit, kurre me të nuk kam folur, nuk e di a më njeh a jo. E cilësoj të çmendur se ende e njoh si artist të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës”, thotë Lajçi.

Më tej ai shpjegon dhe arsyen se përse ka vendosur që të endet rrugëve të qytetit me lahutën e tij.

Tu e ditë situatën se vijne gjeneratat e reja e ta marrin skenën e nuk të thërrasin më, i thashë vetes, a ka lindur teatri në rrugë? Po ka lindur. Kam shkuar në Rugovë me lahutën time dhe kam filmuar poezitë dhe kjo ishte thirrje për dy ministre pse lahutën ta marrin serbët e të hyjnë në Unesco” thotë aktori.

Lajçi është i njohur për rolet artistike por dhe poezitë qe i shkruan dhe interpreton duke i postuar në rrjetet sociale duke i zgjedhur rrugën në vend të Teatrit sidomos prej pandemisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale aktor çun lajçi edi rama aktor çun lajçi edi rama

Sondazh

Poll