LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam zhytur në borxhe”/ Bashkia për familjet Kola dhe Kaculi: Keni marrë bonuset sa ju takojnë, Xhaferrit i ka ngelur or

3 Shtator 2020, 14:29 Nga DOSJA
“Jam zhytur në borxhe”/ Bashkia për familjet Kola dhe

DURRËS– Bashkia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike se po tregohet indiferente ndaj banorëve Skënder Kaculi dhe Fran Kola. Përmes një shkrimi, bashkëngjitur dhe dokumentat zyrtare, Bashkia Durrës shkruan se Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Ai e ka përfituar bonusin e qerasë me vendim nr.9 dt.27.02.2020 të këshillit bashkiak. Ndërsa, sipas Bashkisë, banori tjetër z.Fran Kola ka një banesë të klasifikuar me shkallë dëmi DS2. Z.Kola ka aplikuar në muajin korrik për të përfituar nga granti i rikonstruksionit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit ai është shpallur fitues dhe do të përfitojë fondin përkatës nga ky grant. Z.Kola ka nënshkruar edhe kontratën përkatëse që i hap rrugë përfitimit të grantit për riparimin e shtëpisë.

Ragimi i plotë

Në lidhje me lajmin e shpërndarë nga PD e Durrësit dhe kreu i saj Ferdinand Xhaferraj për indiferencën e bashkisë ndaj dy banorëve të Rrushkullit bashkia e Durrësit shpreh keqardhjen për baltën dhe desinformimin që vazhdon të bëjë Xhaferraj. Në rradhë të parë z.Xhaferraj në lajmin e shpërndarë prej tij e fillon denoncimin duke thënë se dy banorët janë në fshatin Rrushkull njësia administrative Manzë. Është për të ardhur keq se ku është katandisur PD-ja e Durrësit dhe Xhaferraj që nuk dinë as se ku bie Rrushkulli dhe me sa duket nuk e njohin fare territorin e bashkisë Durrës. Sa për ti mësuar kreut të PD-së gjeografinë, Rrushkulli është në njësinë administrative Sukth. Si mund të qajë hallet e njerëzve një opozitë që nuk di as gjërat më elementare. Xhaferraj mesa duket nuk është qartësuar akoma sepse dikur do të rregullonte cilësinë e diellit ndërsa dje një zonje që quhet Dilë i thotë Vera ndërsa sot Rrushkullin e transferon në Manzë.  Sa për pretendimin e Xhaferrajt dhe partisë së tij se Bashkia e Durrësit është indiferente ndaj banorëve Skënder Kaculi dhe Fran Kola sqarojmë opinionin publik se: Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Ai e ka përfituar bonusin e qerasë me vendim nr.9 dt.27.02.2020 të këshillit bashkiak.  Banesa e tij është klasifikuar me shkallë dëmi DS4 dhe me vendim nr.78 dt.10.08.2020 të këshillit bashkiak z.Kaculi përfiton nga granti i rindërtimit shtëpi të re. Pra banesa e tij aktuale do të shembet dhe ai do të përfitojë nga shteti një banesë të re, shumë më të mirë se më parë dhe me standarte të larta sigurie e kushte bashkëkohore. Po kështu familja e z.Kaculi ka qenë në fokus të njësisë administrative Sukth si familje në nevojë. Nga njësia administrative ai ka marrë shumë herë ndihma të ndryshme ushqimore dhe është asistuar për çdo problem nga punonjësit e kësaj njësie.  Banori tjetër z.Fran Kola ka një banesë të klasifikuar me shkallë dëmi DS2. Z.Kola ka aplikuar në muajin korrik për të përfituar nga granti i rikonstruksionit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit ai është shpallur fitues dhe do të përfitojë fondin përkatës nga ky grant. Z.Kola ka nënshkruar edhe kontratën përkatëse që i hap rrugë përfitimit të grantit për riparimin e shtëpisë. Është për të ardhur keq që PD e Durrësit dhe kreu i saj Xhaferraj janë katandisur në këtë situatë ku kërkojnë të përdorin njerëz të thjeshtë për të hedhur baltë e për të bërë politikë. Bashkia e Durrësit sqaron të gjithë opinionin publik se të gjithë qytetarët pa asnjë dallim janë në fokus të punës sonë të përditshme dhe se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. PD e Durrësit le të vazhdojë të merret me shpifje e baltë duke bërë herë pas here edhe disa gafa qesharake ndërsa bashkia e Durrësit merret me punë dhe vetëm me punë për ti shërbyer qytetarëve e për ti rikthyer normalitetin qytetit tonë që u trondit nga disa fatkeqësi.

Më herët, banorët e  fshatit Rrushkull, denoncuan se vazhdojnë të sorollaten zyrave të shtetit pa marrë asnjë zgjidhje për banesat e tyre. Skënder Kaculi, banesa e të cilit është dëmtuar plotësisht tregoi para kreut të PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, se prej 9 muajsh jeton me qira dhe është i mbytur në borxhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres ferdinand xhaferri bashkia durres ferdinand xhaferri

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shtator 2020, 13:47

Heronjtë në hije të luftës kundër COVID-19

Ndërsa dy spitalet kujdesen për të sëmurët rëndë nga virusi, mjekët dhe infermierë e sistemit parësor ndjekin mijëra të tjerë të testuar pozitivë dhe me simptom...

Aktualitet 3 Shtator 2020, 11:49

TIRANË– Dy persona kanë kapërcyer kordonin e Policisë, i cili rrethon spitalin COVID 2 për të shkuar pranë familjarëve të tyre. Pas vetëvrasjes së një paci...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni