Art&Argëtim

E pazakontë! Të moshuarës në Itali i vendosin foto me gishtin e mesit në lajmërimin e vdekjes, ja cila është arsyeja

26 Gusht 2020, 16:48 Nga DOSJA

ITALI- Një mënyrë e pazakontë për t’i dhënë lamtumirën  një personit të dashur ka ndodhur në Itali. Një foto e publikuar nga mediat e huaja shihet se në njoftimin e vdekjes së një gruaje të moshuar në Itali është vendosur një foto ku e ndjera është fotografuar me gishtin e mesit.  Kjo foto ka habitur të gjithë njerëzit që kanë parë njoftimin.

E ndjera është Irma Filomena Nanni, 84 vjeç, ndërsa fotoja është vendosur nga nipërit dhe mbesat e saj.

Fëmijët Daniela, Monica, Luigi dhe Valter, nipërit e mbesat Yuri, Nadia, Nadir dhe Naser kanë njoftuar me keqardhje vdekjen 84-vjeçares ndërsa më e pazakonta sigurisht që është fotoja që ata kanë zgjedhur t’i japin lamtumirën e fundit.

Ndërohë të afërmit kanë thënë: Ne e zgjodhëm këtë foto sepse nëna ishte e tillë, ajo nuk dha mallkim për gjithçka dhe të gjithë. Një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar për mendjen e saj .

Funerali i zonjës Irma, e cila ndërroi jetë në 18 gusht, u mbajt në formë laike në 20 gusht dhe hiri pushoi në varrezat e San Maria në Cerreto.

Burimi:.bufale.net

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale irma filomena nanni itali irma filomena nanni itali

Sondazh

Poll