Ekonomi

Shqipëria me çmimet më të “kripura”në rajon, EUROSTAT: Buka, qumështi dhe mishi më të shtrenjtat

25 Gusht 2020, 05:53 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në rajon. EUROSTAT njofton se çmimet e ushqimeve vlerësohen sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndërkohë, produktet më të shtrenjta për shqiptarët janë qumështi, djathi, mishi, peshku dhe vezët, në krahasim me mesataren e BE-së. Edhe përsa i përket bukës një ndër produktet e pazëvendësueshme për një familje shqiptare, Shqipëria renditet një ndër vendet me çmimet më të larta. E dyta më e shtrenjtë pas Shqipërisë është Serbia, me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%),  Bosnja (74.5%).

Po kështu, një familje shqiptare shpenzon 44% të të ardhurave vetëm për sigurimin e ushqimeve. Vendi ynë renditet në vendin e 102-të në botë dhe ndër të fundit në rajon sa i përket të ardhurave për frymë.

Në Europë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta (154%). Pas Zvicrës renditen shtetet si  Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda dhe Franca.

Burimi: Eurostat

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi çmimet e ushqimeve në shqipëri çmimet e ushqimeve në shqipëri

Sondazh

Poll

Ekonomi 22 Gusht 2020, 17:01

29 vjecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 fëmijë. 4 shtatzanitë nuk e kanë penguar atë të rritet profesionalisht momentalisht punon si juristë...