Ekonomi

Bizneset dorëzuan 19.1 mijë bilance këtë vit, 8% e tyre u refuzuan

24 Gusht 2020, 11:29 Nga DOSJA
Bizneset dorëzuan 19.1 mijë bilance këtë vit, 8% e tyre u

SHQIPËRI-19.1 mijë biznese kanë dorëzuar bilancin e vitit 2019 online në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga 6 janari deri më 3 gusht të këtij viti, njoftoi Qendra Kombëtare e Biznesit.

Nga këto, 17.6 mijë janë miratuar, dhe 1,535 u refuzuan, ose rreth 8% e totalit të bilanceve të dorëzuara. Gjithsej janë rreth 20 mijë subjekte që kanë detyrimin për të dorëzuar bilancin.

“Për periudhën 6 janar – 3 gusht 2020, u depozituan online nëpërmjet portalit e-Albania 19,127 bilance nga biznese me administratorë shqiptar. U aprovuan 17,592 bilance. U refuzuan 1,535 bilance, kryesisht për parregullsi dokumentacioni. Numri i bilanceve te depozituara nëpërmjet portalit e-Albania, shënon një tjetër sukses të aplikimeve online”, thuhet nw njoftimin e publikuar nga QKB.

Si gjithnjë, një pjesë e madhe e subjekteve e lënë dorëzimin për ditët e fundit, gjë që shkaktoi ngarkesë në sistem gjatë javës së fundit. Deri në datën 24 korrik ishin dorëzuar 12.6 mijë bilance dhe në javën e fundit aplikuan rreth 6 mijë biznese, sipas të dhënave të mëparshme nga QKB.

Më herët, E-Albania njoftoi se depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të fundvitit ishte shërbimi i dytë më i përdorur në E-Albania, me 162 mijë veprime gjithsej.

Këtë vit, 3 gushti ishte dhe afati I fundit për dorëzimin e bilancit në tatime, pasi afati fillestar, që është 31 marsi, u shty për shkak të pengesave që erdhën për përfundimin e tij, pasi fillimit të karantinimit të vendit. Ndërkohë bizneset e dorëzuan deri në 31 mars deklaratën e tatim fitimit, në bazë të së cilës ato duhet të paguanin tatim shtesë, nëse përgjatë vitit kishin parapaguar më pak tatim fitimi se ai I deklaruar në bilanc.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bilanci i bizneseve bizneset bilanci i bizneseve bizneset

Sondazh

Poll

Ekonomi 22 Gusht 2020, 17:01

29 vjecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 fëmijë. 4 shtatzanitë nuk e kanë penguar atë të rritet profesionalisht momentalisht punon si juristë...