Ekonomi

Deri në vitin 2050 bota do të vuajë nga pandemia e miopisë

22 Gusht 2020, 15:28 Nga DOSJA
Deri në vitin 2050 bota do të vuajë nga pandemia e miopisë

SHBA-  Kudo ku shkon, në shkollë, punë, kur përdor transportin publik, ose ku do tjetër ku ka grumbullime njerëzish ndodh që të shohim një person që mban syze. Grupmashat janë të ndryshme ndërsa vihet re që numri i persona që mbajnë syze për shkak të problemeve me sytë është rritur ndjeshëm.

Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja është vlerësuar se rreth gjysma e popullsisë së botës, pra rreth 4.9 miliardë njerëz do të vuajnë nga dëmtimi i shikimit për larg.

Pjesa më e madhe e problemit është mjedisor sipas ekspertëve, sepse njerëzit po shpenzojnë më  shumë kohë para pajisjeve teknologjike dhe nuk shpenzojnë kohë duke qëndruar jashtë për të parë në hapsirë dhe për të qartësuar shikimin.

Sipas ekspertëve amerikanë raportohet se shumë nga sëmundjet gjenetike si miopia, janë gjithashtu një problem.

“Ne zbuluam se rritja e shpejtë e prevalencës së miopisë është pjesërisht për shkak të seleksionimit natyror për mutacionet që lidhen me miopinë.”- ka thënë autori i studimit dhe biologu evolucionar Jianzhi Zhang nga universiteti i Miçiganit.

Më tej ai ka shtuar se kjo nuk ndodh sepse këto mutacione shoqërohen edhe me avantazhe riprodhuese që nuk kanë lidhje  vetëm me miopinë.

Nga studumi që kanë realizuar, profesori Zhang dhe kolegu i tij Erping Long ekzaminuan të dhënat gjenetike dhe mjekësore të 63.185 individëve të moshës midis 40-69 vjeç, të cilët vullnetarisht të morën pjesë në studim.

Ky projekt afatgjatë, kërkon të identifikojë faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes. Ndërsa ndarja e të dhënave në gjashtë grupe bazuar në moshën e tyre, bëri  të mundur që ekipi të zbulojë se përhapja e miopisë u rrit nga 24.4 në 41.0 % midis atyre që kishin lindur mes viteve 1940-1944 dhe 1965-6199.
Gjithashtu ekspertët kanë arritur të zbulojnë se mosha ekuivalente e personave që vuanin nga miopia ishte 40 vjeç.

Të gjithë personat që kanë probleme me shikimin nga afër kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme edhe me riprodhimin, duke pasur më pak fëmijë, gjë e cila tregon se përzgjedhja   natyrore vepron kundër gjendjes së miopisë.

Nuk është e qartë se si  lidhen saktësisht këto gjene me sistemin riprodhues. Një mundësi është që këto variante gjenetike të ndikojnë në miopi dhe riprodhim. Një mundësi tjetër është që mutacioni i lidhur me miopinë të ndodhë pranë një mutacioni të lidhur me riprodhimin në gjenomin njerëzor, i tillë që  të ngjitet me mutacionin e lidhur me riprodhimin kur kjo e fundit zgjidhet nga përzgjedhja natyrale.”- tha Zhang.

Faktori gjenetik është domethënës, por jo edhe shkaku kryesor i incidencës në rritje të afërsisë,”shpjeguan studiuesit. Për të vlerësuar ndikimin e seleksionimit natyror dhe ndryshimet gjenetike që rezultojnë ekspertët studiuan  ndryshime në prevalencën e miopisë nga ndryshimet e gjenotipit.

“Kështu, gjetja jonë nuk ndryshon pikëpamjen mbizotëruese në lidhje me rëndësinë e faktorëve mjedisorë në epideminë e miopisë.”- kanë thënë shkencëtarët.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale erping long erping long

Sondazh

Poll