Ekonomi

Raporti/ Pandemia gjunjëzon turizmin, OBT: E kaloi recesionin e 2009-ës, 320 miliardë humbje në 5 muaj

22 Gusht 2020, 09:34 Nga DOSJA

Turizmi shqiptar dhe ai botëror është gjunjëzuar këtë vit nga pandemia e koronavirusit. Një raport i Organizatës Botërore të Turizmit ka dalë në përfundimin, se në vetëm 5 muaj, humbja përllogaritet në 320 miliardë dollarë, shifër kjo që tejkalon edhe humbjet e recesionit ekonomik të vitit 2009.  “Midis janarit dhe majit, rënia e papritur dhe e shpejtë e arritjeve turistike kushtoi 320 miliardë dollarë. Kjo është tre herë më e madhe se ndikimi i recesionit të madh të 2007-2009, dhe kjo është vetëm për pesë muajt e parë të vitit”, thuhet në vlerësimin e Organizatës Botërore të Turizmit.

 

OBT shton se hapja e kufijve nuk mjafton për të rimëkëmbur sektorin dhe se liderët e vendeve duhet të investojnë sa më shumë para.

“Ata që janë në pozicione drejtimi dhe ndikimi, e kanë njohur rëndësinë e turizmi për punë, ekonomi dhe rindërtimin e besimit. Tani, ata duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i bërë njerëzit të udhëtojnë përsëri, duke ndjekur dhe zbatuar të gjitha protokollet të cilat janë pjesë e realitetit të ri”, vijon më tej vlerësimi.

Vendi ynë është po ashtu i goditur nga pandemia e koronavirusit dhe mbyllja e kufijve. Shqipëria ka sytë nga turizmi, i cili është rreth 22% e Prodhimit Bruto të vendit. Humbjet përllogaritet të kalojnë shifrën e 1 miliardë eurove, ndërsa Instat raportoi dje se tremujori i dytë solli një ulje të numrit të turistëve në masën mbi 75%.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia pas koronavirusit ekonomia pas koronavirusit

Sondazh

Poll