Art&Argëtim

Më në fund erdhi! Cristiano Ronaldo propozon për martesë Georgina Rodriguez, modelja e entuziasmuar ndan lajmin e bukur

23 Gusht 2020, 17:41 Nga DOSJA
Më në fund erdhi! Cristiano Ronaldo propozon për martesë

ITALI– Cristiano Ronaldo ka bërë veprimin që të gjithë prisnim. Teksa ndodhet me pushime ai ka menduar për një propozim martese për partneren Georgina Rodriguez, me të cilën ka dhe një vajzë.

Ishte modelja ajo e cila postoi një foto në Instagram, që na bëri të dyshojmë se çifti mori një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Gerogina dhe Cristiano shfaqen të kapur për dore e tejet të lumtur në foton e publikuar, e krahas fotos 26-vjeçarja ka shkruar “Pooo”, të cilën e ka shoqëruar dhe me një emoji trëndafili.

Pikërisht ky pohim të bën të mendosh që një propozim që pritej prej kohësh mund të ketë arritur tek bukuroshja dhe ajo padyshim nuk kishte si t’i thoshte jo super yllit të futbollit.

Foton e ka postuar gjithashtu dhe sulmuesi, i cili bashkëngjitur saj ka shkruar “Dashuria ime”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz cristiano ronaldo georgina cristiano ronaldo georgina

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Gusht 2020, 16:38

TIRANE– Moderatorja Bora Zemani pak ditë më parë postoi një foto nga televizioni Top Channel. Të gjithë u bënë kureshtarë se pse ndodhej atje dhe nëse bëh...