Art&Argëtim

23 Gusht 2020, 16:38 Nga DOSJA

TIRANE– Moderatorja Bora Zemani pak ditë më parë postoi një foto nga televizioni Top Channel. Të gjithë u bënë kureshtarë se pse ndodhej atje dhe nëse bëhej fjalë për ndonjë projekt të ri. Ishte Revista Who ajo e cila konfirmoi se Borën do ta shohim shumë shpejt me një emision në Top Channel.

 

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Madje, ajo do të prezantojë një program të cilin e njohim mirë. Bëhet fjalë për “Për’puthen”. Emisioni do të rikthehet edhe këtë sezon, sërish me autorësi të Olsa Muhametit, por ndryshe nga viti i kaluar që ishte një rubrikë e “E diell”, kësaj radhe do të jetë një emsion më vete dhe i përditshëm.

Olti Curri nuk do të jetë më në rolin e opinionistit, që pas tërheqjes që bëri në sezonin e shkuar nga ky pozicion.

Pas eksperiencës si drejtuese e disa formateve në “Tring” dhe “Vizion Plus” si “3shat”, “Albanian Designers Competition” tani është rradha që Borën ta shikojmë në ekranin e Top Channel.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bora zemani moderatore top channel bora zemani moderatore top channel

Sondazh

Poll