Art&Argëtim

Pas pushimeve në Mal të Zi, familja e Dua Lipas vjen në Shqipëri! Zbulohet destinacioni që kanë zgjedhur të vizitojnë (F

23 Gusht 2020, 15:47 Nga DOSJA
Pas pushimeve në Mal të Zi, familja e Dua Lipas vjen në

TIRANË– Shqipëria është një vend që vizitohet nga shumë turistë të huaj, madje edhe këtë vit, kur gjendja e pandemisë së koronavirusit ka krijuar shumë probleme mijëra turistë të huaj kanë pushuar në bregdetin shqiptar.

Por jo  vetëm të huaj, shqiptarë që janë shumë të njohur në botë kanë zgjedhur Shqipërinë këtë vitpër të pushuar. Bëhet fjalët për familjen e këngëtares së famshme Dua Lipa, ku pas pushimeve në Ulqin, prindërit e Duas u zhvendosën në  Shqipëri, në Syrin e Kaltër.

 

 

Found a hidden waterfall ?

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Ka qenë vet i ati i artistes, Dua Lipa, Dukagjini, Lipa, i cili ka postuar disa foto në llogarinë e tij në “Instagram” së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët  e tyre. Në fotot e publikuara shihet që ata kanë shijuar  bukuritë e tokës shqiptare.

Ndërkohë që familja e saj është me pushshime në Shqipëri, Dua ka vendosur të qëndojë pranë të dashurit të saj Anëar Hadid. Vetëm një ditë më parë Dua festoi 25-vjetorin e lindjes, por pa familjen e saj pranë, ndërsa kanë qenë të shumtë miqtë që e kanë uruar, ndër ta edhe blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni. E veçanta ishte se blogerja përveç urimit në gjuhën angleze e uroi edhe shqip.

Por nuk ka munguar as urimi i të atit të saj, Dukagjin Lipa, ku përmes disa fotove përkrah të bijës, Dukagjini ka bërë një urim emocional.

“25 vite që nga lindja jote dhe unë jam i bekuar. Ti je rritur tashmë por për mua je akoma vajza ime e vogël. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Gjithmonë do t’i kem sytë tek ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”-  shkroi ai për të bijën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa familja e dua lipas dua lipa familja e dua lipas

Sondazh

Poll