Art&Argëtim

‘E DUA ÇMENDURISHT’, Olta Gixhari poston foton e ëmbël nga spitali, zbulon emrin domethënës të djalit të saj

22 Gusht 2020, 20:38 Nga DOSJA
‘E DUA ÇMENDURISHT’, Olta Gixhari poston foton e

SPANJE– Ditën e djeshme aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Olta lindi në Spanjë, aty ku jeton me bashkëshortin spanjoll të cilin ende nuk e ka bërë publik.

Mirëpo duket se Olta nuk ka pritur më gjatë dhe ka publikuar foton e parë shumë të ëmbël me të birin e saj, teksa i ka zbuluar vetëm këmbët e vocka, dhe jo fytyrën.

Në përshkrimin krahas fotos Olta mezi ka gjetur fjalët të shprehë emocionin e madh dhe dashurinë që ndjen për të voglin e saj të porsalindur.

Ajo na ka bërë me dije dhe emrin e djalit, i cili është pagëzuar nga prindërit e tij si Amar. Ky emër është shumë domethënës pasi në gjuhën hebraike do të thotë i përjetshëm ndërsa në atë arabe do të thotë hënë.

My heaven has just arrived! U bera nene. Qenka e vertet, eshte shume e veshtire te gjesh fjalet e duhura te percjellesh kte perjetim te thelle Vetem me nje fjale,
E DUA ÇMENDURISHT Djali yne erdhi ne jete me 21/8/2020 kjo ishte nje surprize kaq e bukur per ne,pasi kjo date permban daten e lindjes se babit te tij 21 dhe daten e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi ne menyre natyrale. Biri yne quhet AMAR
Emri vjen nga Hebraikja qe do te thote i Perjetshem dhe nga Arabishtja qe do te thote Hëne. Uroj te ket nje det me lumturi perjete. I them babit te Amar qe e dua shume, faleminderit qe me ben te ndihem e jashtezakonshme!‘- shkroi Olta ne Instagram.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz emer femije olta gixhari emer femije olta gixhari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Gusht 2020, 19:23

TIRANE-  Astrologia Meri Shehu ka parashikuar ditën e nesërme për shenjat e horoskopit. Ajo tregon se disa prej tyre do kenë vështirësi si në jetën në çi...

Art&Argëtim 22 Gusht 2020, 14:07

Në një lulishte të Tiranës, me 4 korrik 1978, një fëmijë kishte gjetur një letër të çuditshme, e shkruar me gabime të shumta drjetshkrimore, me shkronja ...