Art&Argëtim

Kërkoi të lirohej nga kontrolli i të atit, kërkesa e Britney Spears nuk miratohet nga gjykata, ja çfarë u vendos në gjyq

22 Gusht 2020, 18:43 Nga DOSJA
Kërkoi të lirohej nga kontrolli i të atit, kërkesa e Britney

SHBA– Kërkesa e yllit të popit Britney Spears që të mos i kthejë më pozicionin ligjor babait të saj që i jep kontroll mbi të në shumë aspekte të jetës dhe karrierës së saj ka rënë poshtë.

Në këtë mënyrë Britney e ka humbur betejën në gjyq përsa i përket kujdestarisë së saj.

Pavarësisht kërkesës së këngëtares, që mos të ishte më në kontrollin e të atit, Jamie Spears, gjykata e Los Angeles refuzoi të bënte ndryshime. Kjo do të thotë që babai i saj do të kontrollojë çdo biznes apo çështje personale të këngëtares deri në seancën e radhës në shkurt 2021.

Shumë fansa të Britny-t mendojnë se ajo po detyrohet të firmosë dhe të bëjë marrëveshje kundër dëshirës së saj. Për këtë shkak në rrjet qarkulloi një fushatë nën moton #FreeBritney!

Në vend të të atit, ajo preferon, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit.

Britney është nën kontrollin e të atit që në 2008, pasi doli nga përkujdesja psikiatrike, duke qenë se mendohej se ishte e paaftë emocionalisht dhe mendërisht për t’u kujdesur për veten.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz britney spears gjyq këngëtare britney spears gjyq këngëtare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Gusht 2020, 14:07

Në një lulishte të Tiranës, me 4 korrik 1978, një fëmijë kishte gjetur një letër të çuditshme, e shkruar me gabime të shumta drjetshkrimore, me shkronja ...