Art&Argëtim

“Edhe 100 vjeçe zemër”, Chiara Ferragni i uron në shqip ditëlindjen Dua Lipës

22 Gusht 2020, 13:09 Nga DOSJA
“Edhe 100 vjeçe zemër”, Chiara Ferragni i uron në

ITALI– Blogerja italiane me famë botërore, Chiara Ferragni ka uruar në shqip për ditëlindje këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa.

Përmes një postimi në rrjetin sociale Instagram  Chiara ka publikuar një foto ku shfaqet me Duan, e teksa ka shkruar në gjuhën angleze,  “Ditëlindje të lumtur për këtë ëngjëll. Shpresoj të të shoh së shpejti”, blogerja italiane e ka  uruar edhe në gjuhën shqipe Duan.

“U bëfsh 100 vjeçe zemër.”-ka shkruar Chiara Ferragni.

Nuk është hera e parë kjo që Chiara tregon se është shumë mikeshë me Duan, por edhe në postime të tjera të dyja kanë treguar se janë takuar sëbashku në disa aktivitete, nga të cilat duket se janë bërë edhe shumë shoqe.

E këtë e ka treguar edhe përmes disa fotove që ka publikuar nga faqja e kompanisë së saj, momente të ndryshe ku këngëtarja shqiptare me famë botërore shihet nën shoqërinë e  blogeres italiane.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz chiara ferragni dua lipa chiara ferragni dua lipa

Sondazh

Poll